Doli me 50 femra derisa vizitoi 50 shtetet amerikane, 25-vjeçari e dokumentoi me video në TikTok

Një i ri nga Montana në Shtetet e Bashkuara i kishte dhënë vetes një mision të pazakontë. Të dalë me 50 vajza derisa viziton 50 shtetet amerikane.

25-vjeçari thotë se gjatë tërë jetës ka qenë vetëm në pesë takime me femra – ku me kalimin e kohës e kuptoi se thjesht po e humbte kohën kot, transmeton Telegrafi.

Kështu një ditë ky i ri vendosi të heq dorë nga puna dhe të dalë në takime me femra të ndryshme në 50 shtetet amerikane.

Ai këtë edhe e dokumentoi me video për 547.700 ndjekësit e tij në TikTok, kurse pamjet janë bërë virale brenda pak ditësh.

Me të zbutur masat e COVID-19, kishte vendosur të udhëtojë nëpër tërë territorin e Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/

Reklama

Më Shumë

Aleanca në Prizren viziton OVL-UÇK-në, zotohet për mbështetje të vazhdueshme

Kryetari i Degës së Aleancës në Prizren dhe kandidat për deputet, Sejdi Bellanica, së bashku me kandidatët për deputet dhe anëtarë të kryesisë, kanë...

Kultivoheshin në arë me patate, policia zbulon 100 bimë kanabisi në Rahovec

Policia e Kosovës ka zbuluar një numër të madh bimësh të dyshuara narkotike në komunën e Rahovecit. Sipas raportit policor, më 26 maj 2026, rreth...

Lajmet e Fundit