33.5 C
Prizren
E diel, 13 Korrik, 2025

Dorëheqja e prokurorit Morina bëhet shkak i shtyrjes së gjykimit ndaj kryetarit të Dragashit

Të enjten ishte paraparë të vazhdonte shqyrtimi gjyqësor ndaj kryetarit të Komunës së Dragashit, Salim Jenuzit dhe dy zyrtarëve tjerë të kësaj komune, Bean Haxhihasani dhe Vetim Hasani, për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Mirëpo një gjë e tille nuk ndodhi pasi që prokurori i rastit Sefer Morina ka dhënë dorëheqje nga posti i tij. Ndërkaq, prokurori tjetër i caktuar për këtë rast, Genc Nixha, ka kërkuar kohë për t’u përgatitur.

Prokurori Nixha ka thënë se duke marrë parasysh rrethanat, ai tani sapo ka pranuar lëndën penale andaj ka kërkuar një afat të arsyeshëm në mënyrë që të përgatitet rreth kësaj aktakuze.

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Ajser Skenderi, ka pranuar kërkesën e prokurorit dhe shqyrtimin e ka shtyrë për 18 maj, në ora 09:30.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e cila e akuzon  Salim Jenizin, se duke qenë kryetar i Komunës së Dragashit, në periudhën 2009-2016, i ka mundësuar Nexhat Selajt, përvetësimin e pronës komunale, të cilën ky e kishte uzurpuar paraprakisht.

Poashtu, Bean Haxhihasani, akuzohet se në cilësinë e drejtorit të urbanizmit në Komunën e Dragashit, ka leshur vendim me të cilin i është lejuar Nexhat Selajt, që të ndërtojë objektin afarist në pronë komunale.

I akuzuari tjetër, Vetim Hasani, akuzohet se duke qenë inspektor i ndërtimit në Komunën e Dragashit, nuk ka vepruar për të ndërprerë ndërtimin e objektit afarist të Nexhat Selajt, me material të përhershëm.

Ndërsa Nexhat Selaj akuzohet se gjatë periudhës 2009-2016, ka uzurpuar në mënyrë të paligjshme pronën komunale të Komunës së Dragashit, në të cilën ka ndërtuar objekt afarist me karakter të përhershëm, megjithëse kishte leje për shfrytëzim të përkohshëm./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Malisheva mposhtet në shtëpi, kualifikimin e kërkon në Islandë

Malisheva është mposhtur me rezultat minimal në “Fadil Vokrri” nga Vikinguri në kuadër të xhiros së parë parakualifikuese të Conference League. Malishevasit e nisën mirë...

Nga sot, dy zona të dedikuara për parkimin e automjeteve të mërgimtarëve në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se nga data 11 korrik 2025 deri më 20 gusht 2025, do të...

Lajmet e Fundit