19.9 C
Prizren
E martë, 23 Shtator, 2025

Dragash: Pasi pranon fajësinë, dënohet me 150 euro gjobë i akuzuari për aksident trafiku

Gjykata Themelore ne Prizren, dega në Dragash, ka shqiptuar dënim me gjobë në shumë prej 150 euro, ndaj të akuzuarit për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, Hilmi Sylejmani.

Para se gjykatësi Bekri Vehapi, ta shpalte aktgjykimin, i akuzuari Sylejmani, e ka pranuar fajësinë, pasi që është njoftuar me të drejtat procedurale dhe ka dëgjuar aktakuzën që i ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pranimin e fajësisë nuk e ka kundërshtuar as prokurori Fatos Ajvazi.

“Duke marre parasysh se pranimi i fajësisë nga ana e të pandehurit gjen mbështetje edhe në provat të cilat janë bashkangjitur aktit akuzues, e nga të cilat prova rrjedh edhe dyshimi i bazuar se i pandehuri në këtë rast ka kryer veprën penale, rrezikim i trafikut publik, ne në baze të këtyre nuk e kundërshtojmë pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit dhe i propozojmë gjykatës që ta shpall fajtor për veprën e lartcekur, ndërsa në rastin e caktimit të dënimit t’i ketë parasysh si rrethanat lehtësuese si ato renduese”, është deklaruar Ajvazi.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 30 gusht 2018, ka ngritur aktakuzë ndaj Hilmi Sylejmani, me pretendimet se më 4 korrik 2017 rreth orës 09:10, në rrugën Prizren-Dragash, në vendin e quajtur “Trokan”, duke mos iu përmbajtur dispozitave të komunikacionit rrugor, shkel Ligjin mbi Trafikun Publik, rrezikon trafikun publik, jetën e njerëzve, vepron në kundërshtim me nenin 53 të ligjit nr.05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor.

Sipas aktakuzës, i pandehuri duke mos ia përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve ekzistuese të komunikacionit, me automjetin e markës “VW Golf2”, kur arrin në vendin kritik, në një kthesë në anën e djathtë, kalon në drejtimin e kahes së kundërt dhe nga pakujdesia me pjesën e përparme të automjetit të tij, godet pjesën anësore të përparme të majtë të automjetit të markës “Opel Corsa”, të cilin e drejtonte i dëmtuari Sabrit Ismailoviq, i cili ishte duke lëvizur ne drejtim te kundërt, me ç’rast si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale në automjet, te dëmtuarit pësojnë edhe lëndime te lehta trupore.

Me këto veprime, ai akuzohej se ka kryere veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, nga neni 378 paragrafi 6 lidhur me nenin 1 te Kodit Penal te Kosovës./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Rahoveci nis fazën e rikonstruksionit kadastral në Fortesë dhe Ratkoc

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka zhvilluar një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti. Sipas njoftimit, në...

Totaj nga Gjonaj i Hasit: Punët tona po flasin, në mandatin e ri dyfishojmë investimet

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, u prit sonte me entuziazëm nga banorët e Gjonajt të Hasit, në një mbledhje elektorale ku u shpalos vizioni...

Lajmet e Fundit