11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Dragash: Shtyhet gjykimi ndaj shtetasve të Shqipërisë që akuzohen për vjedhje të kalit

Mungesa e të akuzuarve për vjedhje në bashkëkryerje, Asllan dhe Zarije Beqaj, ka bërë që të dështoj seanca e paraparë për të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash.

Gjykatësja Sabaheta Kurteshi deklaroi se gjykata ka fakte se të akuzuarit Beqaj janë ftuar në mënyrë të rregullt, mirëpo tha se të njëjtit nuk e kanë arsyetuar mungesën e tyre, raporton Betimi për Drejtësi.

Ndërkaq, prezent në seancën e se premtes ishte prokurori Shpend Binaj.

Në këto rrethana, gjykatësja Kurteshi caktoi seancën e radhës për 14 tetor 2020, në ora 10:00, ndërsa deklaroi se të pandehurit do t’i ftoj me akt përcjellës, me anë të Ministrisë së Drejtësisë, meqenëse janë shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Sipas aktakuzës së ngritur me 26 shkurt 2015, nga Prokuroria Themelore në Prizren, Asllan dhe Zarije Beqaj po akuzohet se me 7 nëntor 2014, rreth orës 09:30-23:00, në Dragash, në fshatin Krushevë, me qellim të përvetësimit të kundërligjshëm për veten apo për tjetrin, në bashkëveprim, marrin pasurinë e luajtshme, kalin e të dëmtuarit Xhimshit Omeroviq.

Sipas aktakuzës, ngjarja kishte ndodhur në atë mënyrë që i dëmtuari si çdo ditë e kishte lidhur kalin për të kullotur afër shtëpisë së tij dhe kishte shkuar në shtëpi, kur të pandehurit e zgjidhin kalin dhe e marrin me vete në fshatin e tyre.

Tutje, thuhet se me të kuptuar i dëmtuari se kush ja kishte marrë kalin, kishte kërkuar nga ata që t’ ja kthejnë, por ata nuk e kanë bërë një gjë të tillë, me arsyetimin se ai është duke malltretuar kalin që ata ia kanë shitur.

Me këto veprime, ata në bashkëkryerje dyshohet se kanë kryer veprën penale të vjedhjes, të paraparë në nenin 325, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

114 vjet nga vdekja e shkrimtarit të shquar Mark Twain

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuejn), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai...

Inzaghi: Gjashtë trofe për tri vjet nuk janë pak

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ndihet i lumtur me fitoren e mbrëmshme në derbin e qytetit, i cili njëherësh ia siguroi edhe titullin e...

Lajmet e Fundit