“Drama” ’91

naser bresa

Shkëndijat e dritës të pakapshme
Origjinuar nga thellësi e galaksisë
sfidojnë të errëtin i cili ikte i tazuar
Sikur t’kishte parandjenjë
Ngulqimën që do shkaktohej
Apo s’do të dëshmoi në krimin e lansuar

Rrezet e diellit vezëllojnë
Zilja në shkollë cingërron
Sensibilizonë akceptorët
Ndërpresin ëndrrat
Paralajmërojn ditë të re shkollore

Fëmijë të gëzuar vrapojnë
Kush prej tyre i pari t’futej në shkollë
Detyrat shtëpiake mësuesit t’tregojmë

Për të nxën dijen e dhënë
Për të veshur intelektin
Për t‘zhbllokuar anonimitetin

Për këtë pritje u kujdes
Satani në mënyrën e vetë
Për të ngopur shpirtërat pleq
Se sllavjugani na mbet shterpë

Ngushllim më i mirë do të jetë
Helmimi i fëmijëve të shkretë
Do quditej edhe Neroni vet
T’vyshken lulet pa u pjekë

Skenari u përgadit
Në shumë shkolla në të njejtën ditë

Helmimi ishte i pa nxënë
Paralizonte tërë trupin
Inaktivonte cortexin
Reflektohej n’polimorfen
Gjasonte në mordjen

Në këto ditë të paharruara
Gjithë Kosova ishte trazuar
Shtatmijë nxënës të helmuar

Ndihmë e parë që ju dha
Ishin lotët pa ja nda
Klithje parë do t’ushtonte
Nënë-nënë nuk po shohë
Ndihmë ndihmë ajr s’po ngopem

Përpëliten, rrokullisen, gërvishten
Brenda lëkurës për të gjetur shpëtim

Tragjedi makabriste
Gjenezë kanibalistësh
Relevante tërbim-canistësh !

Shkruan: Msc.Naser Bresa

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Lajmet e Fundit