9.9 C
Prizren
E shtunë, 6 Dhjetor, 2025

Drejt zbardhjes vrasja e Elvis Pistës

ElvisPista14Organet e hetuesisë duket se janë afër gjurmëve të personit i cili në mesnatën mes 14 dhe 15 qershorit, qëlloi për vdekje kandidatin e PDK’së për deputet, Elvis Pista.

Lajmin për Tv Rrokum e ka bërë me dije kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Shpresa Bakija, e cila tha se presin që shumë shpejt të kenë rezultat dhe të vijnë deri te identifikimi i vrasësit dhe rasti Pista të zbardhet.

Kryeprokurorja Bakija tha për Rrokum TV se Prokuroria asht tu punuar intensivisht në informacionet e mbledhura dhe se beson që shumë shpejt ka me ardhur te përfundimi i rastit.

Kryeprokurorja nuk ka dhanë detaje rreth dyshimeve të mundshme për motivet që kanë quar deri të vrasja e Pistës, duke thanë se në asnjë pistë s’mundet me dhanë informacione, mbasi po punohet dhe nuk munden me u dëmtuar hetimet.

Ndryshe, kandidati i për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Elvis Pista asht vra mesnatën mes 14 dhe 15 qershorit rreth orës 00:45 në oborrin e restorantit “ JAHA” në Rahovec, duke u qëllua katër herë mbrapa shpine, në një largësi disa metra. Mbrëmjen tragjike, Elvis Pista po festonte ditëlindjen e gruas së tij. I ndjeri përkundër asaj që ishte i dyti ma i votuam në qytetin e tij të Rahovecit, nuk kishte arrit me kaluar pragun për tu bërë deputet i Kuvendit të Kosovës.

Më Shumë

Thirrja e publicistit Fahri Musliu për kryetarët e komunave: Në përzgjedhjen e ekzekutivit, hiqni dorë nga direktivat partiake

Publicisti Fahri Musliu u ka bërë thirrje  kryetarëve të komunave të rizgjedhur dhe të rinj që, në formimin e ekzekutivit lokale pas zgjedhjeve, të...

Limaj kujton procesin në Hagë: Ishte i gjatë dhe sfidues, akuzat ndaj UÇK-së vazhdojnë

Sot shënohen 20 vjet nga aktgjykimi lirues i ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fatmir Limaj, nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. Në një mesazh...

Lajmet e Fundit