21 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025

Drejtësia, levë e politikës

Krimi dhe korrupsioni nuk po luftohen.

Edhe Raporti i sivjetmë i Progresit nga Komisioni Evropian, që flet për Kosovën, sikurse të gjitha raportet e deritashme të pasluftës, i kanë nxjerrë në plan të parë krimin dhe korrupsionin sërish si sfidat kryesore të Kosovës, me të cilat përballet shteti më i ri i Evropës. Natyrisht se raporti përmban edhe lëshime të tjera në sistemin gjyqësor, si administrimi i drejtësisë është i ngadalshëm dhe joefikas, derisa ka llogaridhënie të pamjaftueshme të zyrtarëve gjyqë- sorë. Po ashtu, raporti thekson se gjyqësori është ende i dobët për të larguar ndikimin politik dhe institucionet e sundimit të ligjit vuajnë nga mungesa e fondeve dhe burimeve njerëzore. Raporti gjithashtu nënvizon se korrupsioni mbetet i përhapur në shumë fusha dhe vazhdon të jetë një problem shumë serioz, teksa është i domosdoshëm një vullnet i fortë politik për ta trajtuar këtë në mënyrë gjithëpërfshirëse. Si e gjetur tjetër e këtij raporti është edhe fakti se Kosova është në një fazë të hershme në luftën kundër krimit të organizuar, derisa numri i hetimeve dhe dënimeve përfundimtare në këtë drejtim mbetët i ulët. Sipas Raportit të Progresit, edhe mangësitë në legjislacion janë të pranishme dhe zbatimi duhet të përmirësohet në mënyrë të veçantë në çështjen e pastrimit të parave, konfiskimin dhe sekuestrimin e aseteve, si dhe hetimin financiar, ndërsa ndikimi i tepruar gjatë hetimeve dhe mungesa e përkushtimit strategjik politik e pengon luftën kundër krimit të organizuar.

Të dhënat e fundit të këtij raporti dhe vërejtjet e Komisionit Evropian janë një tregues se drejtësia kosovare po shndërrohet në një levë të politikës për amnistimin e krimit dhe korrupsionit, derisa ndërhyrjet politike në drejtësi mbeten si problemi dhe sfida më e madhe për vetë shtetin dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë.

Integriteti i sistemit, në pikëpyetje

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se drejtësia kosovare është bërë kaherë levë e politikës me ndikimet dhe ndërhyrjet e kësaj politike në sistemin e drejtësisë, por edhe në prokurori e në gjykata, derisa, sipas tij, duke interferuar në drejtësinë kosovare, kanë dëmtuar kështu funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe pavarësinë e gjyqësorit. Tutje, Kelmendi thotë se sikur është gjendja e tanishme e drejtësisë tani për tani nuk është e pavarur nga ndikimet politike shumë të dëmshme për vetë funksionimin e saj dhe sa herë që atakohen apo preken njerëzit e mafio-politikës drejtësia kësisoj bëhet levë e saj, duke iu shërbyer kështu interesave të mafio-politikës, derisa, sipas tij, për rrjedhojë kështu cenohen vetë pavarësia dhe integriteti i gjyqësorit në dhënien dhe nxjerrjen e vendimeve dhe gjykimin e dënimin në mënyrë të pavarur.

“Mbase këtë që po themi, e vërtetojnë edhe të gjeturat e Raportit të fundit të Progresit mbi Kosovën nga Komisioni Evropian, i cili thekson këto ndërhyrje të mafio-politikës në drejtësinë kosovare, teksa kjo tregon edhe për gjendjen në të cilën gjendet sistemi i drejtësisë në vend, pa lënë aspak anash këtu edhe prokuroritë. Së këndejmi, kur ndërhyn politika, si gjithmonë në rastet kur preken njerëzit dhe interesat e mafio-politikës, rastet e tyre mbyllen si të pafajshme e në mungesë provash, duke e amnistuar kështu krimin dhe kriminelët. Ndërhyrjet dhe interferimet e politikës duke ndikuar drejtpërdrejt në drejtësi në gjykimet dhe vendimet dhe në ndarjen e drejtësisë, përmes oligarkëve të politikës, ky është një problem i mprehtë për vetë drejtësinë, pavarësinë dhe integritetin e drejtësisë”, ka vijuar më tej ai.

Kelmendi ka nënvizuar tutje se janë të shumta rastet e aktakuzave të ngritura nga prokuroritë, por që me ndikimin dhe ndërhyrjet e politikës ato raste mbesin pa u gjykuar dhe pa marrë verdiktin e drejtësisë, teksa këto raste, sipas tij, heshtën, anashkalohen dhe më në fund edhe harrohen që t’u kalojnë edhe afatet ligjore për ndarjen e drejtësisë. (Kosova Sot)

Më Shumë

Historia e vrasjes së Auron Thaqit në Prizren, nëna e tij rrëfen krejt ngjarjen mes lotësh

Ka kaluar më shumë se një vit nga vdekja tragjike e Auron Thaçit në Prizren, i cili dyshohet se është therur me një mjet...

U hodh shorti për edicionin e ri në Superligë e Ligën e Parë

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës u bë tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave në Superligë dhe Ligën...

Lajmet e Fundit