19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Drejtorët e Ramadan Mujës shpallen të pafajshëm

Prizren-shtepia bardheKatër zyrtarë të Komunës së Prizrenit dhe tre persona të tjerë janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prizren të enjten, në një rast ku ata akuzoheshin për shpërdorim të detyrës zyrtare, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim.

Hasan Hasani, drejtor i Shërbimeve Publike, Sadik Paçarizi, ish-drejtor i Urbanizmit, Zekë Tejeci e Sokol Hadri inspektorë komunikacioni, Gëzim Gashi – menaxher i parkingut “Euro-AG”, Islam Morina – mekanik dhe Bujar Berisha- menaxher i kompanisë “Sigal”, janë shpallur të pafajshëm.

I vetmi fajtor, u shpall Lulzim Thaçi- tregtar, i cili u dënua me 1,000 euro gjobë dhe 200 euro në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, për veprën penale të mashtrimit.

Ndërsa shpenzimet për të akuzuarit tjerë të shpallur të pafajshëm, bien në barrën e buxhetit të Republikës së Kosovës.

Ish të akuzuarit ngarkoheshin mes tjerash, se duke falsifikuar procesverbale, kanë shitur disa automjete, të konfiskuara nga komuna me vlerë më të vogël sesa vlera e tyre reale, duke e dëmtuar kështu komunën.

“Ishte një gjykim i drejtë dhe i bazuar në të pavërtetat që i ka pasë aktakuza. Gjithçka ma lejon ligji ka me shfrytëzue”, tha Hasan Hasani drejtor i Shërbimeve Publike.

Edhe Sadik Paçarizi ish-drejtor i Urbanizmit, tha se dikush duhet të penalizohet.

“E kam ditë në çdo kohë që jam i pafajshëm dhe nuk kam pasur kurrfarë lidhje me shitjen e atyre automjeteve, mirëpo më në fund drejtësia dul në shesh. Sa i përket dëmshpërblimit duhet të bisedoj me avokatin tim mbrojtës”, tha Paçarizi.

Pesë zyrtarë tjerë të Komunës së Prizrenit bashkë me kryetarin Ramadan Muja janë dënuar nga e njëjta gjykatë në një rast tjetër, të keqpërdorimit të detyrës zyrtare./Gazeta Jeta ne Kosovë/

Më Shumë

Vajza dy vjeçare humb jetën pasi bie në kovën me ujë në fshatin Bllacë të Suharekës

Dhurata Bajraktari, dy vjeçarja nga Bllaca e Suharekës dyshohet se është mbytur pasditen e së shtunës në një kovë me ujë. Vdekjen e saj,...

KBF Bashkimi prezanton ribrendimin për sezonin e ri

Klubi i Basketbollit për Femra, Bashkimi, ka prezantuar ribrendimin e ri për sezonin e ardhshëm, raporton PrizrenPress. Si një nga klubet më të suksesshme në...

Lajmet e Fundit