Drejtori Dakaj u akuzua pse tregoi që nuk punojnë kamerat në qytetin e Prizrenit

Në qytetin e Prizrenit funksionojnë vetëm tri kamera.

Shtatëdhjetë kamerat e tjera janë të prishura.

Ato qëndrojnë të vendosura në vende të ndryshme të qytetit, mirëpo nuk punojnë.

Lajmi për mosfunksionimin e kamerave, është dhënë nga drejtori i Emergjencës dhe Sigurisë në Prizren, Faruk Dakaj.

Ai, tha se është akuzuar pse ka treguar publikisht që, kamerat nuk punojnë në qytetin e Prizrenit.

“Kam tregur publikisht se kamerat nuk punojnë në Prizren. Mendoj se është më e drejtë me e tregu të vërtetën se sa më e fsheh atë”, tha Dakaj për “PrizrenPress”

Dakaj nuk ka treguar se nga kush është akuzuar .

“ Në mbledhjen e KKSB-së më kanë akuzu”, shpreht ai.

Drejtori Dakaj tregon se kamerat janë trashëguar të prishura nga ish-qeveria e kaluar e Ramadan Mujës.

Ai tha se është duke shikuar alternativa për t’i funksionalizuar kamerat.

“Për shkak rishikimit të buxhetit deri në vitin e ardhshme nuk mund t’i rregullojmë, mirëpo jemi duke shikuar një alternativë tjetër për të zgjidhur këtë problem”.

Policia dhe prokuroria në Prizren, vazhdimisht kanë kërkuar vendosjen ë kamareve në qytetin e Prizrenit. Sipas tyre, mungesa e kamerave po ndikon në moskapjen kryerësve të veprave të ndryshme kriminale./PrizrenPress.com/

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Lajmet e Fundit