Drejtoria për Arsim e Prizrenit vendos rivlerësimin e nxënësve në afatin e gushtit

Drejtoria e Arsimit e Prizrenit ka pranuar 400 ankesa nga prindërit dhe nxënësit e shkollave të mesme të larta, lidhur me notimin përfundimtar. Për këtë arsye, kjo drejtori ka ushtruar kontrolle të përgjithshme në të gjitha shkollat e mesme të larta.

Në bazë të rekomandimeve të dala nga kontrollet, DA-ja me menaxhmentet e shkollave janë pajtuar që të bëhet rivlerësimi i nxënësve, shkruan Koha Ditore

Por sipas drejtorit të DA-së, Skënder Susuri, vetëm SHMM “Luciano Motroni”, ka refuzuar që të zbatojë vendimin e këtij dikasteri për rivlerësimin e nxënësve dhe lënda është bartur në Inspektoratin e Arsimit për vendimmarrje.

SHMM “Luciano Motroni” janë më shumë se 300 nxënës që rrezikojnë ta përsërisin vitin…

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Lajmet e Fundit