Drita dhe Ballkani ndajnë pikët

Ka përfunduar me rezultat të barabartë edhe pjesa e dytë mes Dritës e Ballkanit, me rezultatin e përgjithshëm 2-2.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat minimal, ndërsa në të dytën klubet po ashtu shënuan nga një gol.

Fillimisht në epërsi dolën gjilanasit, me një gol nga Besnik Krasniqi në minutën  e 11-të, ndërsa skuadra nga Suhareka barazoi në minutën e 23-të me një gol nga Albin Berisha.

Intelektualët sërish kaluan në epërsi në minutën e 49-të, me golin e Marko Simonovskit, ndërsa Ballkani barazoi sërish në minutën e 74-të, me golin e Albion Rrahmanit.

Drita qëndron e para në tabelë, e ndjekur nga Ballkani, me këta të fundit që kanë tri ndeshje më pak të luajtura. /Klankosova.tv/

 

Më Shumë

Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHKM) ka bërë të ditur se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat minimale...

Zyrtare: Divine Myles i bashkohet Bashkimit

Bashkimi po vazhdon ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, ndërsa në mbrëmjen e sotme ka zyrtarizuar edhe afrimin e basketbollistit amerikan Divine Myles. “Mirë...

Lajmet e Fundit