0.6 C
Prizren
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Duda Balje: Asociacioni në Kosovë mund të jetë i ngjashëm me Republikën Sërpska

“Bosnja është politikisht jostabile që shumë vite – prej Dejtonit e deri sot mendoj që nuk ka qenë shumë stabile politikisht”.

Balje në një intervistë në Sytë 7 në Klan Kosova, ka thënë që lideri serb i Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik, është një person shumë radikal.

“Ata po zhvillojnë ide në Republikën S 137rpska dhe janë duke bërë tollovi politikisht në Bosnje. Sa është e keqe dhe e rrezikshme ne të gjithë mund ta shohim këtë. Por, ne në fakt si Kosovë mund të mësojmë shumë prej Bosnjës. Çështja e formimit të Asociacionit  në Kosovë, do ta aktivizonte më shumë dhe duhet të jemi më të kujdesshëm, pasi mendoj që plani është për ta bërë njëjtë siç ka ndodhur në Bosnje dhe kërkesa për formimin e Asocicacionit me mundësinë që ata mund ta bëjnë nesër në Kosovë, është një gjë që ne mund ta shohim këtë haptas”.

Balje tutje përsëriti që duhet të jemi shumë të kujdesshëm në momentin kur bisedojmë me Beogradin.

“Një asociacion i mundshëm i komunave serbe në Kosovë mund të jetë i ngjashëm me Republikën Srpska”, tha ajo.

Më Shumë

41 aksidente e mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

41 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 16 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 25...

Shkyçje masive nga rrjeti i ujësjellësit për mospagesë në Prizren dhe Suharekë

Inspektoriati i KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A  në Prizren, në bashkëpunim me njësitë operuese, ka vijuar aksionin për shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë paguar...

Lajmet e Fundit