Duda Balje: Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, me Kurtin po bëhet e gjallë kjo ide

Përfaqësuesja e komunitetit boshnjak në Kosovë, Duda Balje, e cila e ka fituar mandatin e katërt parlamentar në Kuvendin e Kosovës me vendim të Gjykatës Supreme, thotë se njohja e ndërsjellë e Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë herët a vonë, raporton kanali teliviziv ndërkombëtar, Al Jazeera, transmeton Gazeta Express.

“Realisht, nuk ka asnjë mundësi tjetër. Me ose pa Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kosova është një shtet i pavarur dhe është një proces që askush nuk mund ta kthejë,” tha ajo.

Ajo më tej theksoi se përpjekjet e mëparshme për negociata midis Kosovës dhe Serbisë nuk kanë qenë të suksesshme.

“Kurti ka një pozicion të veçantë për atë çështje. Ajo beson se nuk është prioritet për Kosovën që të vazhdojë negociatat menjëherë. Ne do të shohim zhvillimin e situatës, planeve dhe presioneve të Evropës dhe Amerikës në periudhën e ardhshme”, tha ajo për Al Jazeeran.

Kur u pyet se si i interpreton ajo deklaratat gjithnjë e më të shpeshta nga Serbia në lidhje me rrezikun e formimit të një “Shqipërie të Madhe”, Balje tha se ekziston një frikë e vërtetë.

“Është një frikë e vërtetë. Është një ide që ekziston prej disa vitesh. Është përcaktuar si radikale, por tani po bëhet gjithnjë e më e gjallë me Kurtin”, theksoi ajo.

Duke folur për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Balje theksoi se kjo çështje në Kosovë trajtohet si formimi i një shteti brenda një shteti.

“Përfaqësuesit serbë dëshirojnë pavarësi dhe lidhje më të madhe të komunitetit të atyre komunave me Beogradin. Nga ana tjetër, qeveria në Kosovë nuk është e gatshme t’u japë atyre më shumë të drejta krahasuar me komunat e tjera”, tha Balje.

E pyetur për të komentuar nëse shembulli i Republika Srpskas mund të jetë arsyeja pse Kosova nuk dëshiron ta krijojë Asociacionin, Balje tha se RS është shembull i keq që përmendet shpesh në Kosovë në kontekst negativ.

Ajo gjithashtu tha se për udhëheqësin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, mundësia e shkëmbimit territorial me Serbinë nuk është opsion.

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Lajmet e Fundit