9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Duda Balje: Çështja e të pagjeturve është urgjente

Në takimin e 18 marsit në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë ka pasur një pajtueshmëri mes dy palëve që pika 4 e aneksit të marrëveshjes për normalizim, ta përfshijë çështje e të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë, si çështje urgjente.

Por se a do të sjellë ndonjë rezultat kjo marrëveshje për të pagjeturit, për këtë ka folur kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Personave të Pagjetur, Duda Balje.

Balje tha për Front Online se tani është momenti i duhur për të gjetur një zgjidhje për personat e zhdukur gjatë luftës.

======================================================

Një ndër tipet e banesave në kompleksin “Parku”.
Bëhu me banes në zemër të Prizrenit pranë Lumbardhit dhe Parkut!
+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i divan dhe dhomë ndenjjeje======================================================

 

Ajo tha se për kryeministrin Kurti kjo është pika e parë si prioritet.

“Nëse jo tash unë nuk e di kur munden të bëjnë një plan se qysh duhet të bëhet një zgjidhje tjetër për të pagjeturit në Kosovë. Ky është momenti më i rëndësishëm dhe i duhuri për një zgjidhje. Besoj që për kryeministrin Kurti pika e parë do ta jetë kjo si prioritet”, u shpreh Balje për Front Online.

Deputetja e grupit multietnik, Duda Balje, thotë se çështja e personave të pagjetur në Kosovë është shumë e rëndësishme, por nuk shpreson që shteti serb do të ndihmojë në këtë proces.

Sipas saj, Serbia asnjëherë nuk e ka shprehur vullnetin të ndihmojë Kosovën mbi këtë çështje.

“Niveli i bisedimeve është më aktiv, ne kemi shkuar edhe me Komisioni për të Drejtat e Njeriut tek shoqata që merret me çështjen e personave të zhdukur dhe mendoj që kjo është çështje shumë e rëndësishme. Nga ana e Serbisë nuk jam pozitive që do të ndryshohet diçka sepse ata asnjëherë nuk kanë shprehur vullnet për të biseduar me neve për këtë çështje”, theksoi Balje për Front Online.

Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998-99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë./FrontOnline/

Më Shumë

Liria në shtëpi pret Dukagjinin

Në Prizren, Liria tashmë e dorëzuar e pret Dukagjinin e Klinës që synon fitore pas barazimit në xhiron e kaluar me Llapin. Vendasit nuk e...

Guardiola me çdo kusht e dëshiron transferimin e Musialas

Pep Guardiola raportohet se ka vendosur për objektivin kryesor të afatit kalimtar veror për Manchester Cityn. “The Guardian” raporton se City pritet që të bëjnë...

Lajmet e Fundit