2.8 C
Prizren
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Dumoshi viziton UP-në, premton përkrahje për programe cilësore

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka vizituar rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, e cila u mirëprit nga rektori i UP-së, Marjan Dema, raporton Ekonomia Online.

Ministrja Dumoshi realizoi ketë vizitë me rastin e 50 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës.

Dumoshi deklaroi se nuk duhet harruar njerëzit e arsimit dhe kulturës që kanë ndikuar në themelimin e universitetit.

Ajo premtoi se do të përkrah UP jo vetëm gjatë festave por edhe në programe tjera për studentët.

“Ne duhet të jemi mirënjohës i ngjarjeve të ndryshme siç kanë qenë demonstratat e vitit 1968. Pastaj edhe themelimin e Universitetit të Prishtinës. Kemi sot edhe njerëz që nuk jetojnë. Nuk duhet ti harrojmë emrat e kulturës, arsimit shqiptar.

“Kosova ka kaluar në faza të rënda. Arsimi në përgjithësi ka luajtur një rol të madh të profesorëve dhe studentëve. Ju siguroj që do të bashkëpunojmë jo vetëm për festa por edhe programe në cilësi. Një buxhet është më i mirë dhe çdo herë rritet. Kjo është festë e madhe e Kosovës, më këtë rast uroj edhe 12 vjetorin e pavarësisë”, deklaroi Dumoshi.

Rektori i UP-së, Marjan Dema, deklaroi që UP ka 40 mijë të rinj që janë të gatshëm për punë.

Dema potencoi se Universiteti i Prishtinës është stabilizuar dhe kemi student që janë kreativ dhe inovativ.

“Kosova ka një popullatë të re dhe Kemi 40 mijë të rinj që i pajisim me shkathtësi qe të jenë të gatshëm për të krijuar punë. Teknika dhe teknologjia po zhvillohet aq shpejt. Ne kemi Javën e 50 vjetorit te festes së madhe të UP-së. Kontributin e madh që universiteti ka dhënë për Kosovën”

“UP është duke kaluar ditët më të mira të tij, kemi qenë me fat se kemi punuar dhe është stabilizuar universiteti. Ka pasur reforma sepse ka pasur nevojë. Në mësimdhënie, mesimnxënie, aktivitete të ndryshme. Të kemi një student që është kreativ inovativ e mos të varet nga të tjerët”, u shpreh Dema.

Më Shumë

Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së shpejti, projektin dhe dizajnin e bën pala maqedonase

Kryeministri Albin Kurti tha se tuneli që thotë se do ta lidhë Prizrenin me Tetovën, do të nis të ndërtohet “së shpejti”. Në një konferencë...

Në Mamushë përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare

Në komunën e Mamushës është bërë përurimi i Qendrës së Re të Mjekësisë Familjare Në këtë përurim morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë,...

Lajmet e Fundit