10 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Dy botime te reja të veprës së Edith Durham

Në gjuhën angleze sapo janë publikuar dy botime të reja të veprës së Edith Durham me temë Shqipërinë dhe shqiptarët, nën editimin e Robert Elsie.

I pari është ‘Twenty Years of Balkan Tangle’ (Njëzet vjet ngatërresa ballkanike) nga Edith Durham – një ribotim i veprës së autores së madhe angleze nga viti 1920, që Elsie e ka përfshirë në kolanën e re të botimeve “Albanian Studies”. Po në këtë kolanë është përfshirë edhe ‘High Albania’ (Shqipëria e Epërme) e Durham – një ribotim i veprës së autores së madhe angleze, të cilin Elsie e cilëson si libri më i mirë për Shqipërinë!

I dyti është “Albanian Studies”: ‘The Burden of the Balkans’ (Barra e Ballkanit) nga Edith Durham – një ribotim i veprës së autores së madhe angleze nga viti 1905 – Libri është për udhëtimin e Durhamit në Maqedoni për të ndihmuar viktimat e kryengritjes, dhe për udhëtimin e saj në Shqipërinë e Jugut në vitin 1904.

Edith Durham-The Burden of the Balkans

Më Shumë

Kastrati emëron kabinetin e ri qeverisës në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë të ditur emërimin e kabinetit të ri qeverisës komunal për mandatin e ri katërvjeçar. Përmes një...

Pullian shkëlqen në fitoren jetike të Rahovecit 029

Rahoveci 029 shënoi fitore jetike ndaj Vëllaznimit në javën e 19-të të ProCredit Superligës, ku më i miri në parket ishte Kentrell Pullian. Ai ndaj...

Lajmet e Fundit