14.8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Dy ekspert gjerman vizituan Prokurorinë Themelore në Prizren

Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, sot e kanë vizituar dy ekspert gjerman në kuadër të Projektit “Fuqizimi i Shërbimit Korrektues dhe Sprovues të Kosovës” të binjakëzimit të BE-së.

Udhëheqësi i këtij projekti, Dr. Peter Best, si dhe gjyqtari Shtefan Sherer, thanë se qëllimi i kësaj vizite ka qenë përdorimi dhe promovimi i masave dhe i dënimeve alternative.

Ekspertët në fjalë ishin në shoqëri të udhëheqësit të projektit nga Kosova, Bajram Bujupi, drejtor i Shërbimit Sprovues të Kosovës, dhe Armend Mustafa, udhëheqës i Divizionit për Masa dhe Dënime Alternative.

Gjatë takimit u bisedua për aplikimin dhe promovimin e masave alternative, aplikimi i të cilave do të ndikonte në shkurtimin e procedurave në prokurori, me çka do të arrihej edhe zvogëlimi i numrit të rasteve si dhe me aplikimin e këtyre masave do të zvogëlohej edhe mbingarkrimi i shërbimit korrektues të Kosovës.

Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, i falenderoi mysafirët dhe i inkurajoi ata me fjalët se Prokuroria Themelore në Prizren e mirëpret këtë projekt i cili veçse ka filluar së zbatuari.

Ai shprehu gatishmërinë për ofrimin e mundësisë që në lokalet e prokurorisë të organizohen tryezat të rrumbullatëa në temën “Përdorimi dhe promovimi i masave dhe dënimeve alternative”. /TV Prizreni/

Më Shumë

Meraku i varrmihësit të Kukësit

REXHEP SHAHU Sedë Cahani 67 vjeçar, varrmihësi i Kukësit që ka 37 vjet që varros njerëz, kohë më parë ka folë për gazetën LAJM dhe...

Përurohet Qendra Sportive në Bukosh

Në fshatin Bukosh të Suharekës është përuruar sot qendra e re sportive, një investim që synon zhvillimin e sportit dhe rritjen e aktiviteteve fizike...

Lajmet e Fundit