Dy shkolla në Prizren funksionojnë me nga dy drejtorë

Shkolla fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren ka gati një vit që udhëhiqet nga dy drejtorë.

Zyra e auditorit në këtë komunë ka gjetur se në listën e pagave, për këtë shkollë, figurojnë dy drejtorë.

Alidin Flugaj është drejtori i kësaj shkolle për paralelet 0-5, ndërkaq Maxhun Krasniqi udhëheq këtë shkollë me klasat 6-9.

Maxhun Krasniqi, njëri nga dy drejtorët e kësaj shkolle, thotë se kjo ndarje është bërë me kërkesë të tyre, për shkak të numrit të madh të nxënësve.

Në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prizrenit, thonë se kjo ndarje ka ndodhur në harmoni me udhëzimin administrativ dhe në bashkëpunim me MASHT-in, por që ka pasur disa gabime teknike.

Në dokumentet që i ka siguruar Kohavisioni, për shkollën “Abdyl Frashëri” fillimisht është kërkuar që të themelohet një shkollë e re, por Drejtoria e Arsimit nuk ka lejuar që kjo të ndodhë.

Sipas Gani Gërmizajt, drejtor i Arsimit në Prizren ndarja e tillë e shkollës në dy nivele ka sjellë cilësi më të mirë të mësimit.

Por, një vendim i tillë po kritikohet ashpër nga opozita në Prizren.

Sipas zyrtarëve të komunës, kur të ketë buxhet të mjaftueshëm, këto shkolla do të ndahen dhe do të funksionojnë të ndara./KTV/

Më Shumë

Zafir Berisha bën thirrje për mbështetje të Ramush Haradinajt në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Zafir Berisha, u ka bërë thirrje përkrahësve të tij që në zgjedhjet e 7 qershorit të mbështesin...

Lirisë i duhet vetëm fitorja për “playoff”-in e Superligës

Liria do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në javën e fundit të Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me...

Lajmet e Fundit