15.5 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

Dy vjet burgim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Malishevë

Dardan Shala është dënuar me 2 vite burgim pasi ka pranuar se nga pakujdesia kishte shkaktuar aksident me veturë, ku kishte vdekur tani i ndjeri N.A .

Ngjarja kishte ndodhur në qershor të këtij viti, në fshatin Bellanicë.

Sipas aktgjykimit të shpallur më 6 gusht 2021, nga gjykatësi Lulzim Paçarizi,  në dënimin e burgim, të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe atë, nga 26 qershori 2021, deri më 6 gusht 2021, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas këtij aktgjykimi, të akuzuarit i është shqiptua edhe dënimi plotësues, ndalimi i drejtimit të automjetit në kohëzgjatje prej 1 viti.

Po ashtu, ai është obliguar dhe me shpenzimet e procedurës dhe atë, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësorë 30 euro, 200 euro në emër të shpenzimeve të procedurës, si dhe 30 euro për kompensimin e viktimave të krimit.

Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur më 5 gusht 2021, i akuzuari Shala kishte pranuar fajësinë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, të ngritur më 19 korrik 2021, Dardan Shala akuzohej se më 26 qershor 2021, rreth orës 15:20, në autostradën Prizren-Prishtinë, saktësisht në kilometrin e 49, në fshatin Bellanicë, duke shkelur nenet 41, 53 dhe 157, të Ligjit për Rregullat e Trafikut, nga pakujdesia vë në rrezik jetën e njerëzve.

Siç thuhet në aktakuzë, derisa ishte duke drejtuar automjetin transportues “Mercedes Benz Sprinter”, duke bërë veprim të gabuar dhe të pakontrolluar dhe duke mos mbajtur shiritin e vetë qarkullues, del në shiritin emergjent dhe me pjesën e parë të anës së djathtë të automjetit e godet të ndjerin N.A, të cilin e përplas në automjetin e tij “Citroen” në anën e majtë, i cili ishte ndalur në shiritin emergjent.

Në aktakuzë thuhet se si rrjedhojë e fuqisë së përplasjes, për shkak të shpejtësisë së lëvizjes, i ndjeri N.A ndërron jetë në vend aksident.

Për këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimii i trafikut publik” nga neni 370 paragraf 9, lidhur me paragrafin 6 dhe paragrafin 1 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Më Shumë

Lidhjet e para të Fan S. Nolit me Biblën

BUJAR MEHOLLI Shkrimet e para dhe drama “Israilitë dhe Filistinë” Qysh në rininë e hershme plot vrull e angazhim social, kur nisi të merret me gazetari...

Prizren Classical Fest 2025 sjell muzikën klasike në zemër të qytetit këtë fundjavë

Prizreni do të shndërrohet në një qendër të artit dhe muzikës klasike më 1 dhe 2 nëntor 2025, me mbajtjen e edicionit të parë...

Lajmet e Fundit