Autor: Ma.Sc.Gent Gjini
Situatën politike, në vend në Republikën e Kosovës jemi dëshmitar pothuajse gati protestat janë bërë mjet i vetëm, dhe mjet që duhet të arrihen qëllimet politike, ekonomike, sociale e tjera. Dhe parimisht kjo e drejtë e garantuar, e protetës është po ai mjet më demokratik dhe senzibilizues që me atë reflektohen tendencat e qytetarëve dhe qarqeve politike, për të demostruar pakënaqësitë, revoltën, dhe masën e madhe të shprehur të njerzëve, gjegjësisht qytetarëve që iu bashkangjiten kësaj kauze
Historikisht, shterformimi dhe etapat, që kanë karaterizuar formimin e shtetit të Kosovës protestat zënë vend të veqantë, dhe konstituiv që ka e bërë solidarizimin dhe promovimin e pakënaqësive dhe revoltave por para se gjithash, këto protesta në brendinë e saj kanë të artikuluar të drejten e të qenit te lirë te pavarur si shtet Republikë, që nga ajo kohë e regjimit agresor serb. E drejta e protestës tek qytetarët shqipëtar Kosovar, për atë kohë të manifestimit ato kanë qenë mjaft të rrezikshme, dhe të dhunshme nga policia, politika, dhe ushtria serbe. Por populli shqipëtar, te rinjtë, intelektualët, politikanët, profesorët, bën ta quash ashtu edhe jehonën ndërkombëtare edhe të mediave të shumëta botërore, për të treguar lëvizjen dhe të drejtën për shtet, por kësisoji duke i treguar që përveq cenimit të kësaj të drejte, edhe dhunën më barbare të shtetit policor dhe ushtarak serb.
Siq u cekë si më lartë, protestat janë pikërisht ato që kanë bërë kthesën që si mjet, që ka bashkuar popullin shqipëtar dhe kanë artikuluar të drejtat politike, të drejtat sovrane që të vetmin qëllim si qdo Republik atëhere në, Ish Jugosllavi të kenë pasur të drejtën me natyrale që të krijohen shtete te pavarura si edhe ai i shtetit të Kosovës. Sespe gjitha elemtetet shtetërore i posedonim, dhe kishim edhe bazën ligjore të vet kushtetutës të Ish Jugosllavise që është paraparë që në rast shkëputjeje, apo përqarje të konfederatës të Ish Jugosllavisë, të gjithë shtetet do ta ndjekin rrugën e tyre të lire, të formimit të tyre si shtete të pavarura dhe ato elemete bazë si shtet i kishim, historinë daradane ilire, gjuhën, kulturën , territorrin, dhe për më kryesoren popullin shumicë shqipëtare, në këto troje.
Pikërisht ato protestat tona të kohës, bënë senzibizlizimin edhe të qarqeve diplomatike ndërkombëtare, për të parë më afër gjegjësisht për tu interesuar për situatën e krizës politike, që po ju mohoet e drejta per shtetin të lirë. Por bota shikoj edhe atë aparteid të lartë, që zbatonte shteti Serb si agresor dhe barbar që vlen të përmendet, ajo që pakica serbe anatemojke dhe largonte nga trojet popullin shumicë shqipëtarë në territorin e Kosoves. Që si të vetmën qëllim, që të na depërtojnë dhe në këto troje tona shqipëtare, të krijohen enklavat serbe, me dhunë dhe deportim shumicës shqipëtare që na bënin.
Sot shtetin e Kosovës e karakterizon një shtet i pavarur, me kushtetutën e saj, dhe një shtet që e kanë njohur shtetet shumicë ndërkombëtare qe edhe subjektivitetin ndërkombëtar që kemi krijuar. Por në këtë kushtetutë, të bukur qe e kemi ne rajon dhe pertej saj ne krahasim edhe me vendet ndërkombëtare, rregullohet edhe kapitulli kushtetues të së drejtes për të protestuar, dhe e drejtës nëpër tubime si mjet garantues e qdo qytetari, e qdo grupi, lëvizjeje për të shprehur brengat dhe per te artikuluar ato, jashtë në sheshe në formën më demokratike të mundshme që mund ta gjesh, për këtë të drejtë si të patjetërsuar dhe të drejtën me kyqe, në jetën vitale demokratike.
Por pasi që kushtetuta na e jep këtë të drejte burimore, të protestës dhe që kjo e drejtë në kushtetutën tonë, ka derivuar si ligj edhe nga praktikat nga shtetet më perëndimore, që zbatohet dhe u njihej kjo e drejtë atyre qytetarëve të vendit, sanksionimi i të drejtës së protesës nënkupton që ajo në vete i ka edhe disa rregulla të parapara, që duhet të të respektohen dhe te zbatohet ajo në, mënyrën më demokratike, dhe në mënyrën me ligjore, për shtet të së drejtës. Kur këtë të drejtë njeh kushtetuta jonë, traktatet ndërkombëtare dhe konvenatat, që flasin për të drejtën e protestës dhe të regullimit të saj.
Protestat si term juridik, flas në kuptimin formal ajo duhet të respektohet edhe ato rregulla qe përcaktojne atë, për të manifestuar qëndrimet e qytetarëve ,që edhe me të drejtë dhe arsyeje mund të protesojnë dhe kanë arsyerash të tilla, si për situatën politike, dhe zhvillimore në vend, që kjo e drejtë e protestës për të pasur respektim të ligjit ajo duhet të i përmbush disa standarde. Që këto lloj standardesh janë të quash ashtu më shumë teknike dhe adminstative, që ne nuk këto nuk i kemi krijuar apo sajuar , por bota perëndimore punon mbi këto premisa ,per tu permbushur ai standard që përcaktojnë te drejtën ligjore të manifestimit të protesës.
Siq thash pak më larte, ka shumë hapesirë dhe vend që të protestohet për ato elementet negative, që janë karakteristike në shtetin e Kosovës. Dhe është apo janë, ato protestat që është ajo që e bën rregullimet dhe përqon mesazhet, dhe tregon mllefin e qytetetarëve për ato padrejtësirash dhe krizës sociale që i bëhen shtetit, dhe qytetarit të Kosovës. Këto po protestash, duke parë ligjin që kërkon nga organizatorët gjegjësisht prijesit e protestave, që paraprakisht të tregojnë vendin, se ku do të mbahet, në orën sa do të fillon dhe sa perafërsisht ne cilat intervale kohore do të filloj dhe zgjas.
Dhe gjithmonë duke u thirur ne protesta paqësore, që ajo është relative por qe e gjitha kjo protestat si e drejtë ligjore mund të permblidhet në atë, se organiziatorët duhet me shkrim ta njoftojnë policinë, dhe autoritetet qe keta te fundit mund te mbajne një rend dhe siguri, për qytetarët të tjerë, për instucionet që ato të ruhen, për bizneset private, për sigurin e qytetarëve, dhe mos eskalimit te skajshëm të protestës. Sepse ajo shkresë që duhet të deponohet, është shume teknike, dhe adminstrative edhe kjo ka qëllimin dhe arsyen demokratike që autoritetet të i paraprijnë situatave, ato masa të i ndërmarin dhe të pregaditen për qdo ekses autoritetet gjegjëse, dhe po ashtu edhe pjesa e atyre të qytetarëve që të njoftohen se ku do të mbahet ajo.
E tek ne kjo e drejte tani edhe nuk respektohet , bastardohet dhe protesta shkruhet sipas tyre nga lëvizjet partite politike, e jo sipas ligjit dhe kritereve se si e rregullojnë dhe thiret protesta. Pa i përfillur rregullat e protestës për shtet te së drejtës, dhe veprohet sipas tyre. Që kjo situatë kësisoji pashmangshëm paraqet rrezik ne vend, gjegjësisht të sigurise, dhe nuk i ndihmon demokracise në vend dhe keqëpërdoret edhe e drejta e protestës, duke mos njohur edhe autoritetet policore dhe duke mos garantuar dhe kultivuar demokraci në vend, për protestën që do ta mbajnë.