31.7 C
Prizren
E mërkurë, 23 Korrik, 2025

E grushtoi gruan, dënohet nga Gjykata në Prizren

Me tre muaj burgim me kusht, është dënuar i akuzuari K.  K. , për veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Paraprakisht i akuzuari a ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohej.

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ku u dha verdikti për këtë rast, prezent ishte prokurori Beqë Shala, mbrojtësi me autorizim, avokati Asman Hoxha, përkthyesi i shenjave, Salih Nuhiu dhe e dëmtuara E.M.

Me ndihmën e përkthyesit të shenjave Nuhiu, i akuzuari pranoi fajësinë dhe shprehu keqardhje për rastin.

“Në momentin kur kam vepruar, reagimi im ka ardhur pasi kam qenë shumë i nevrikosur, i premtoi gjykatës se nuk do të bëjë më këso veprime”, ka deklaruar i akuzuari K.

Prokurori Shala nuk e kundërshtoi pranimin e fajësisë.

Më 14 dhjetor 2016, rreth orës 14:00, në Prizren, sipas Prokurorisë i akuzuari  i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës bashkëshortes së tij, E.M, në atë mënyrë pasi që i akuzuari kthehet nga puna dhe e kupton që bashkëshortja kishte pasur mosmarrveshje me nënën e tij, e godet të dëmtuarën me shuplakë dhe e shtrëngon për fyti, me këto veprime i shkakton lëndime të lehta trupore të dëmtuarës, të konstatuara nga eksperti mjeko-ligjor.

Kastrati ishte akuzuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 paragrafi 3, pika 3.1, lidhur me paragrafin 1, pika 1.4, të Kodit të Ri Penal të Republikës së Kosovës, e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në një vit./betimiperdrejtesi.com/

Më Shumë

Të nxehtit afrikan kaplon Kosovën

Një javë e nxehtë po e pret Kosovën. Kështu ka bërë të ditur meteorologu Besim Aliu. “Kjo javë parashihet të jetë bukur e nxehtë meqenëse vendi...

Rahoveci forcohet në të gjitha repartet, prezanton tre blerjet e reja

KF Rahoveci ka vazhduar përgatitjet për sezonin 2025/26 me një seri përforcimesh të rëndësishme, duke zyrtarizuar sot transferimet e tre lojtarëve të rinj që...

Lajmet e Fundit