E mitura sulmohet seksualisht në shtëpinë e saj në Prizren

Nuk janë të rralla rastet kur gratë dhe vajzat në Kosovë janë cak i sulmeve seksuale. Por, edhe më shqetësuese është kur viktimë e këtyre sulmeve janë vajzat e mitura.

I tillë është edhe një rast që ka ndodhur në Prizren. Atje një grua bashkë me vajzën e saj kanë denoncuar në polici një burrë, i cili, sipas nënës së të miturës, e ka sulmuar seksualisht të bijën e saj.

Për më tepër, policia bën të ditur që ajo ka deklaruar se këtë sulm i dyshuari e ka kryer derisa kishte qenë në shtëpinë e tyre.

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prizren, automjeti i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture në Prizren, pas hetimeve që kanë çuar në identifikimin e...

Lajmet e Fundit