1.8 C
Prizren
E martë, 5 Dhjetor, 2023

E pazakontë në Gjermani, shqiptarët marrin me qira hotelin me 48 dhoma dhe e kthejnë në “shtëpi bari”

Dy shqiptarë kanë dalë para një gjykate gjermane për shkak se akuzohen për kultivim kanabisi. “Aktivitetet e pazakonta” në “Haus Bergmann” në Bismarckstrasse kishin tërhequr vëmendjen e policisë nëntorin e kaluar. Në fund, hetuesit zbuluan 1500 bimë kanabis në një ish-hotel. Sipas mediave gjermane të arrestuarit janë 32-vjeçari Erblin S. dhe Eugert Q. 21-vjeç.

Vendimi përfundimtar për ta pritet të merret më 1 qershor. Njëri nga të akuzuarit thuhet se e kishte marrë me qira pronën. Më 1 mars 2021, të akuzuarit thuhet se kanë filluar rritjen e bimëve të kanabisit në 15 dhoma të përgatitura posaçërisht. Në fund, plantacioni mësohet se është shtrirë në të 48 dhomat e ish-hotelit. Edhe dhoma e “bowlingu-t” në bodrum thuhet se është shndërruar në “kopsht”.

Nëse do të kishte sukses, shqiptarët do të merrnin mbi 125 kg mariuhanë dhe do të fitonin mbi 1 milion euro.

Ajo që ka shokuar opinionin në Gjermani është se si mund të qëndrojë një plantacion i tillë nën radarin publik për muaj të tërë? Në mes të qendrës së qytetit, i rrethuar nga ndërtesa banimi dhe fqinjë të vëmendshëm?

Kushdo që e njeh skenën e di se “shtëpitë e barit” drejtohen me shpenzime të mëdha. Vaska dhe dheu për bimët, teknologji e gjerë për ndriçimin dhe ajrosjen – e gjithë kjo mund të ketë kushtuar mijëra euro.

Plantacione të tilla zakonisht operohen në zona komerciale për të shmangur vëmendjen e publikut, por shqiptarët kishin rrezikuar.

Më Shumë

Kievi thotë se sulmet me raketa ruse plagosën dhjetë persona në lindje të Ukrainës

  Dhjetë persona u plagosën dhe pesë mbetën nën rrënoja në sulmet me raketa ruse gjatë natës në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës, tha...

Andre Onana mund të pezullohet nga FIFA nëse refuzon Kupën e Kombeve në Afrikë

Andre Onana mund të ndalohet të luajë për Manchester United nëse vendos të refuzojë një thirrje për të luajtur në Kupën e Kombeve të...

Lajmet e Fundit