8 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

“E zeza dhe e kuqja”, romani më i ri i Mehmet Krajës

Romani “E zeza dhe e kuqja” i Mehmet Krajës do të prezantohet në stendën e Shtëpisë botuese “Onufri”, në Panairin e Librit “Tirana 2015”
Në edicion të shtëpisë botuese “Onufri” të Tiranës del në qarkullim romani më i ri i Mehmet Krajës “E zeza dhe e kuqja”, një roman voluminoz, që sublimon përvojën e gjatë të autorit në fushën e prozës romanore.

“E zeza dhe e kuqja” është një rrëfim vërshues për historinë dhe aktualitetin që ende nuk është bërë histori, për “Shqipërinë e brendshme” dhe “Shqipërinë e jashtme”, për të zezën dhe të kuqen nga të dy anët, për kufirin që i ndan dhe absurdin në mes.

Janë përfshirë njëqind vjet “Shqipëri të matanshme”, tri gjenerata që e pësojnë nga një atdhe që është fat dhe mallkim njëkohësisht.

Karaktere dhe heronj të paharrueshëm, realitet sureal, jetë njerëzore që rri pezull mbi të gjithë kufijtë ndarës, të jetës dhe të vdekjes, të qenies dhe mosqenies.

Një roman plot aromë letërsie, i shkruar me dorë te rëndë, tekst me sfidën autoriale ndaj rregullave që ngurosin stilin dhe me pasuri të shprehjes deri në pamundësitë e gjuhës.

Romani “E zeza dhe e kuqja” i Mehmet Krajës do të prezantohet në stendën e Shtëpisë botuese “Onufri”, në Panairin e Librit “Tirana 2015”.

Më Shumë

Pa pranga

Shkëlzen Çoçaj Liria nuk gjykohet, ajo merr frymë si era n’male. S’njeh pranga, as dyer t’mbylluna. E vërteta nuk fabrikohet, ajo lind n’dritë. Ecë zbathun mbi gurë, por kurrë s’e humb udhën. E...

Liria bie nga Kupa, Munishi debuton me humbje

Liria e Prizrenit është eliminuar nga Kupa e Kosovës pas humbjes 2:1 ndaj Gjilanit në ndeshjen e zhvilluar sot. Ekipi prizrenas, nën drejtimin e...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit