18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

“EC Ma Ndryshe” fillon ciklin e debateve “Planifikimi urban me pjesëmarrje”

Ec ma ndrysheOrganiaza Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” fillon sot ciklin e debateve “Planifikim urban me pjesëmarrje”. Koordinatorja e projekti Fjolla Gashi, tha se qëllimi i këtyre debateve është prezantimi i të gjeturave të 28 fokus-grupeve me shtatë grupe të komunitetit në Prizren për identifikimin e problemeve dhe gjetjen e zgjidhjeve në raport me planifikimin urban. “Debatet do të jenë forume të avokimit publik ndaj qeverisë lokale, ku pjesëmarrës do të jenë përfaqësues të grupit përkatës të komunitetit, komunës, shoqërisë civile, medias, qeverisë qendrore dhe ekspertë të planifikimit urban. Ky cikël i shtatë debateve realizohet në kuadër të projektit “Qyteti Gjithëpërfshirës…” që përkrahet nga Olof Palme International Center, e cila mbështetet nga Qeveria e Suedisë”, tha Gashi.

Debati i parë i ciklit “Planifikim urban me pjesëmarrje” mbahet sot në Restaurant Marashi në Prizren duke filluar nga ora 11:00. Fokusi i debatit të parë është gjendja e grave në Prizren dhe sfidat e tyre në raport me planifikimin urban.

Për të diskutuar mbi temën “Gratë dhe planifikimi urban në Prizren”, “EC Ma Ndryshe” ka ftuar drejtorin e Urbanizmit, Sadik Paçarizi dhe Merita Halitaj nga Qendra e Këshillimit për Familje.

Çështjet për të cilat do të diskutohet në këtë debat janë: infrastruktura fizike, shërbimet publike (uji, ujërat e zeza, rryma, mbeturinat, transporti publik), punësimi, shëndetësia, edukimi, siguria publike, kultura dhe ambienti. Gjatë debatit do të prezentohet edhe analiza “Planifikim urban për qytetarët”, e cila përmbledh rezultatet e anketës me 500 respondentë në Prizren mbi planifikimin urban./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia shqiptoi për 24 orë, 2292 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2292 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Pak fllad, IHMK del me një lajm të mirë për temperaturat

Gjatë javës së ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me diell, ku nga mesi i javës temperaturat do të bien deri në 26...

Lajmet e Fundit