Edhe nga burgu, kandidat për president

Ish-presidenti i Brazilit, Lula da Silva, do të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale të tetorit të këtij viti.

Pavarësisht se aktualisht 71-vjeçari ndodhet në burg, ku sapo ka filluar të vuajë një dënim prej 12 vitesh heqje lirie, për shkak të disa akuzave për korrupsion, Partia e Punëtorëve në Brazil ka konfirmuar se do të jetë pikërisht Lula da Silva kandidati i saj për zgjedhjet presidenciale.

Kryesia e partisë së Punëtorëve në Brazil ka konfirmuar edhe njëherë qëndrimin e saj se Lula nuk ndodhet në burg se është fajtor, por sepse është një kandidat shumë i fortë dhe rivalët ia kanë frikë.

Lula Da Silva u bë president i Brazilit në janar të 2003-s dhe drejtoi vendin deri në 2011-n, duke u mbajtur mend si presidenti që bëri një sërë reformash ekonomike dhe nxori nga varfëria ekstreme miliona brazilianë

Më Shumë

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit