9.7 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025

Edhe një aktakuzë në Prizren për keqpërdorim të detyrës

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër ish-drejtorit të Shërbimeve Publike në komunën e Prizrenit, H.H., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari H.H., në periudhën kohore janar të vitit 2015 deri në dhjetor të vitit 2016, në cilësinë e Drejtorit të Shërbimeve Publike pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive, si dhe Rregulloren e Thesarit, ka lidhur kontrata me TV Opinion dhe TV Besa për reklamat e kësaj drejtorie në vlerë deri në 7000 €.

Ai këtë e ka bërë duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cilat i vihet në barrë.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme për të njëjtën arsye i është ngritur aktakuzë edhe ndaj dy personave. Prokuroria ngriti aktakuzë kundër Z.A., në cilësinë e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit, dhe E.S., në cilësinë e Drejtorit në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Më Shumë

Varrosen vëllezërit që mbetën të vrarë nga dhëndri i tyre në Malishevë/VIDEO

Janë varrosur Driton dhe Naim Morina, dy vëllezërit që mbetën të vrarë në fshatin Gollubovc të Malishevës të enjten e 6 nëntorit. Në pamjet e...

“Syt ja shpofsha”, Bali Muharremaj thotë se është kërcënuar

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, thotë se është kërcënuar. Muharremaj përmes një postimi në rrejtin socia Facebook ka thënë është kërcënuar me shprehjet “Sytë ja...

Lajmet e Fundit