16.8 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Edhe sot mot me shi në Kosovë

Nga e premtja vranësira të ndryshueshme dhe më ngrohtë. Të dielën sërish freskët e me shi.

Sipas Prishtina Weather sot parashihet mot më i freskët dhe me të reshura të dobëta shiu, që deri në orët e mbrëmjes pushojnë.

Nga dita e premte do të mbajë mot më i ngrohtë, me vransira të ndryshueshme, e nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu.

Ditën e diel sërish masa më të ftohta ajrore depërtojnë në vend që sjellin te një zbritje e temperaturave dhe reshje lokale shiu. Ditën e hënë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jo aq i ngrohtë.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme, vetëm orëve të pasdites, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor, vende-vende mund të kaloj edhe në vlera mesatare.

Indeksi i rrezeve UV në kushtet e motit më të kthjellët mbetet i lartë, ku rekomandohet që të kufizojmë qëndrimin në diell orëve të mesditës nga ora 10 deri 16C.

26.08 – Më freskët. Kryesisht me vransira, me mundësi për reshje të dobëta shiu që nga orët e mëngjesit, e gjatë ditës me intervale me diell, e vende-vende edhe me bubullima.

27.08 – Kryesisht me diell, e me vranësira kalimtare gjatë ditës. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore.

28.08 – Vranësira dhe intervale me diell.

29.08 – Më freskët, kryesisht me vransira dhe reshje lokale shiu.

30.08 – Kryesisht me diell.

Temperaturat do të jenë të ndryshueshme këto ditë, me minimale që zbresin deri në 10C, e maksimalet nga 24C, ditën e enjte rriten deri në 28C, të premten, e të dielen zbresin edhe deri në 22C.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe mesatare 5-13m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale.

Më Shumë

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

QRTK në Prizren dhe DKRS në Malishevë thellojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Në vijim të angazhimeve institucionale për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren zhvilloi një takim pune me...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit