9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Edhe zyrtarisht kërkohet që Malisheva të kthehet me Prizrenin (Dokument)

Kryetarët e të gjitha fshatrave të Malishevës, kanë nënshkruar sot një shkresë, përmes së cilës i drejtohen Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal, Kuvendit të Komunës së Malishevës dhe Kryetarit të Komunës së Malishevës, me kërkesën për kthimin e të gjitha shërbimeve për nevojat e qytetarëve të Komunës së Malishevës, nga regjioni i Gjakovës, në regjionin e Prizrenit.

Këtë shkresë, sot e kanë përpiluar dhe nënshkruar kryetarët e fshatrave dhe vendbanimeve të Malishevës, gjatë takimi të mbajtur me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ku u kërkua që në çdo formë të përfillet vullneti i qytetarëve të Komunës së Malishevës, pasi kalimi në regjionin e Gjakovës, është bërë pa vullnetin e qytetarëve dhe me këtë, në mënyrë flagrante janë shkelur të drejtat e njeriut.

Po ashtu, gjatë diskutimit rreth kësaj teme, përveç kundërshtimit të fuqishëm, pati edhe kërkesa të tilla, që edhe qytetarët edhe institucionet, të bojkotojnë në çdo formë bashkëpunimin me regjionin e Gjakovës, dhe nëse kjo nuk arrihet, sipas tyre duhet të përdoren edhe format tjera, përfshi edhe protestat, bojkotimin e regjistrimit të veturave dhe të gjitha format tjera.

Sipas përfaqësuesve të fshatrave, Malisheva dhe vendbanimet e saj, i kanë të gjitha lidhjet me regjionin e Prizrenit, përfshi numrin e madh të lidhjeve të familjare, infrastrukturën, lidhjet ekonomike, e po ashtu edhe lidhjet natyrore. Kishte të tillë, që thanë se “edhe zoti, si regjion e ka ndarë përmes Drinit (lumit) me Gjakovën, dhe Malisheva nuk ka as linjë të autobusit me Gjakovë, e lëre më lidhje tjera”. /PrizrenPress.com/

Malisheve-kerkesa e fshatrave Malisheve-nenshkrimet e kryetareve te fshatrave

Më Shumë

Vajzat U18 të Bashkimit fituese të Kupës

Vajzat e grupmoshës U18 të Bashkimit janë shpallur fituese të Kupës, duke kurorëzuar një sezon të suksesshëm me një trofe të merituar. Në ndeshjen finale,...

Tatimi në pronë për vitin 2026 në Prizren del në pagesë – qytetarët ftohen të respektojnë afatet

Komuna e Prizrenit, përmes Drejtorisë për Buxhet dhe Financa dhe Zyrës së Tatimit në Pronë, ka njoftuar se faturat e tatimit në pronë për...

Lajmet e Fundit