2.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Edi Rama, ekspozitë në Munih

Edhe pse prej dy vjetësh është në detyrën e kryeministrit, Edi Rama nuk heq dot dorë nga arti. Një galeri e njohur gjermane ka njoftuar se nga 11 shtatori deri në 10 tetor, vizatimet e Ramës do të ekspozohen për t’u parë nga publiku gjerman.

Bëhet fjalë për galerinë Kampl në Mynih. Në faqen “online” të saj janë publikuar 78 krijimet e Ramës të përzgjedhura për t’u ekspozuar.

Shumica e vizatimeve janë krijuar mbi fletët e axhendës së tij të përditshme apo ftesave të ardhura për pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme, gjatë viteve 2003-2013.

Por punimi i parë i Ramës që do të ekspozohet është ai mbi një kërkesë për t’u takuar në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës nga ministri i Shëndetësisë së kohës, Nard Ndoka./TCH/

Më Shumë

Trepça e pandalshme, 19 fitore radhazi me triumfin në Rahovec

Trepça ka vazhduar formën e jashtëzakonshme në Superliga e Kosovës në basketboll, duke regjistruar fitoren e 19-të radhazi. Mitrovicasit triumfuan në udhëtim ndaj Rahovecit 029...

Bashkimi synon fitoren e radhës në Pejë

Bashkimi synon fitoren e radhës në transfertë ndaj Pejës, në ndeshjen që mbyll javën e 27-të të ProCredit Superligës. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Lajmet e Fundit