15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Edonis Berisha zgjedhet kryetar i Rinisë së Nismës Socialdemokrate në Malishevë

Sot u mbajt Kuvendi zgjedhor i Rinisë së Nismës Socialdemokrate në Malishevë, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate Dega në Malishevë, Hajdin Berisha, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, Albert Maxhuni nga Selia Qendrore e Nismës Socialdemokrate dhe pjesë të strukturave të Nismës Socialdemokrate Dega në Malishevë.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Nga të pranishmit u dhanë mesazhe inkurajuese që rinia e Nismës Dega në Malishevë të vazhdojë të jetë pjesë e vendimeve të rëndësishme për partinë dhe komunën.

Kryetar i Rinisë së Nismës Socialdemokrate Dega në Malishevë u zgjodh Edonis Berisha.

Po ashtu nga kuvendi zgjedhor është zgjedhur Kryesia e Rinisë prej 21 anëtarësh e më pas u zgjodh edhe Kryesia e Rinisë me këtë përbërje:
Nënkryetare: Trëndelina Kavaja
Nënkryetar: Erblin Begaj
Sekretar: Miftar Javori
Sekretare Organizative: Edonë Hoti

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Përballje të jashtëzakonshme në javën e 27-të të Superligës

Java e 27-të në ProCredit Superligë pritet të sjellë super përballje dhe sfida shumë të rëndësishme para fillimit të garave shtesë. Trepça dhe Bashkimi kanë...

Policia shqipton 2289 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara për shkelje të rregullave të komunikacionit ka shqiptuar 2.289 gjoba në...

Lajmet e Fundit