24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Ekrem Kastrati: Malishevën do ta bëjmë me transport urban

Kandidati i Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, ka vizituar stacionin e autobusëve në Malishevë, ku ka bashkëbiseduar me drejtuesit e kësaj kompanie publike në lidhje investimet e qeverisjes nga Nisma, konkretisht në objektin e ri modern që tashmë është në fazën finale të punimeve.

“Gjatë mandatit tonë të ardhshëm kemi planifikuar që të jetësojmë projektin tonë për hapjen e linjave urbane, që qytetarët e komunës së Malishevës të kenë më të lehtë mundësinë e lëvizjes dhe marrjen e shërbimeve për brenda qytetit, përmes transportit urban”.

“Gjithashtu, në mandatin tonë të ardhshëm, të vazhdojmë të kemi investime tjera në përmirësimin e infrastrukturës së Stacionit të Autobusëve, në mënyrë që të kemi edhe më shumë hapësirë për linja të reja për qytetarët e fshatrave të komunës së Malishevës, që udhëtojnë nga vendlindjen e tyre drejt Malishevës dhe anasjelltas”, ka thënë Kastrati.

.

 

 

Më Shumë

Albion Kurtaj zyrtarizohet te Liria

Skuadra prizrenase, Liria ka konfirmuar afrimin e futbollistit Albion Kurtaj, i cili do t’i bashkohet repartit ofensiv për sezonin e ri, raporton PrizrenPress. “Sulmuesi anësor...

Prizreni nis fazën përgatitore më 1 korrik

Klubi futbollistik Prizreni ka bërë të ditur se faza përgatitore zyrtare për sezonin e ri do të nisë më 1 korrik 2025. Megjithatë, një...

Lajmet e Fundit