17.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Ekskluzive: Ja formula e Bllokut për të shkuar në vazhdimin e seancës

ramushi, limaj  mustafaBlloku LDK-AAK-NISMA e ka gjetur formulën se si të shkohet në vazhdimin e seancës solemne të Kuvendit të Kosovës dhe se si ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese por pa i dhenë shansin partisë së Hashim Thaçit që të marrë vota nga deputetët e këtyre partive për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

Sipas burimeve të portalit Infokusi.com, formula e Bllokut është që të shkohet në seancë dhe në momentin që PDK-ja ta nominojë kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit atëherë në sallë do të mbesin vetëm liderët e bllokut, por jo edhe deputetët e tjerë të këtyre partive pasi qe votimi do të jetë i fshehtë.

Në këtë mënyrë, Blloku do të shmangë zgjedhjen e kandidatit të nominuar nga PDK-ja duke marrë edhe votat nga deputetët e tyre.

Kjo vjen si rezultat i frikës së “blerjes” së deputetëve të tyre nga ana e PDK-së.

“Në këtë formë do të shkohet pasi që edhe liderët e tri partive në koalicion po i frikohen “shitjes” së deputetëve nga radhët e tyre. Pra, të gjithë deputetët e partive në koalicion do të jenë në sallë deri në momentin e fillimit të votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit. Në momentin kur të fillojë procedura e votimit, atëherë në sallë do të mbesin vetëm liderët e Bllokut dhe kështu do t’i pamundësohet partisë së Thaçit që të marrë ndonjë votë nga deputetët e koalicionit LDK-AAK-Nisma”, tha një burim i Inforkusi.com i afërt me zhvillimet brenda bllokut LDK-AAK-NISMA.

“Sipas formulës së Bllokut, Thaçi do të mund të llogarisë vetëm në deputetët e partisë së tij dhe të minoriteteve, por nuk do ta ketë shansin që të marrë edhe ndonjë votë nga deputetët e Bllokut”, ka thënë ky burim i portalit Infokusi.

Sipas tij, në sallë kur të fillon votimi nga grupi parlamentar i Bllokut do të jenë të pranishëm vetëm, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.

“Me prezencën e tyre në sallë, PDK-së do t’i mundësohet kuorumi duke i llogaritur 37 deputetët e PDK-së, plus 20 të minoriteteve që gjithsej bëhen 57 deputetë, plus 4 të apostrofuarit do ta përbëjnë kuorumin e nevojshëm prej 61 deputetësh për vazhdimin e seancës dhe procedimin në votim për kryetar të kuvendit”, ka bërë të ditur ky burim.

E gjithë kjo është llogaritur edhe nëse, Lëvizja Vetëvendosje do ta lëshojë sallën në momentin kur kryesuesja e kuvendit të fillojë me procedimin e votimit.

Kjo formulë, sipas tij, është bërë që të pa mundësohet dështimi i seancës në mungesë të kuorumit edhe nëse deputetët e VV-së e lëshojnë sallën.

Sipas këtyre përllogarite, PDK-ja nuk do të mund ta zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe me automatizëm do t’i mundësohet Bllokut që në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të mund të procedojë me nominimin e kandidatit të saj. /Infokusi/

Më Shumë

Policia shqiptoi mbi 2000 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2090 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Një person nga Prizreni kapet me monedha floriri në kufirin me Shqipërinë

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se një 56-vjeçari nga Prizreni, i janë gjetur 15 monedha floriri në Morinë, të cilat nuk i kishte deklaruar...

Lajmet e Fundit