11.5 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Ekskluzive: Ja marrëveshja LAN–Vetëvendosje (Dokument)

blloku opozitarDiskutimet në mes të liderëve të bllokut LDK-AAK-Nisma dhe zyrtarëve të Vetëvendosjes më në fund kanë arritur në stadin e marrëveshjes së shkruar.

Koha.net, nga burime anonime, e ka siguruar dokumentin e shkruar nga LAN dhe VV, dokument i cili së shpejti pritet të nënshkruhet nga të dyja palët.

Ndër pikat e kësaj marrëveshjeje është “zhvillimi ekonomik i vendit, rritja e punësimit dhe e mirëqenies së qytetarëve, reformat substanciale në arsim dhe në shëndetësi, në forcimin e shtetit ligjor dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Veç këtyre, në dokumentin që e ka siguruar Koha.net, palët janë pajtuar që të “ndërmerren reforma institucionale, me qëllim të demokratizimit të vendit dhe rritjes së efikasitetit të institucioneve”.

Në Dokument gjithashtu shkruan se blloku LDK-AAK-Nisma është pajtuar me Vetëvendosjen që “të vendoset dialogu i hapur demokratik me pakicën serbe në Kosovë, për integrimin e plotë të tyre si qytetarë të barabartë të Kosovës nëpërmjet zhvillimit ekonomik dhe shoq ëror”.

Në këtë dokument, të siguruar nga Koha.net, përmendet edhe çështja e dialogut ndërshtetëror me Serbinë, duke thënë se duhet të vlerësohen rezultatet e marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani.

Duhet theksuar se dokumenti në fjalë është një draft-dokument i cili edhe mund të pësojë ndryshime të vogla në draftin përfundimtar.

Ndërkaq, se është arritur marrëveshja mes Vetëvendosjes dhe bllokut LDK-AAK-Nisma për Kosovën e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë edhe deputeti i VV-së, duke shtuar se ajo pritet të nënshkruhet së shpejti. /koha.net/

koha111111

koha222222

Më Shumë

Shënohet 66-vjetori i lindjes së poetit Xhevdet Bajraj

Ditëlindja e 66-të e poetit Xhevdet Bajraj mblodhi dashamirë dhe entuziastë të fjalës artistike në Bibliotekën Komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec. Me këtë rast...

Rexhepi pavarësisht dekretit: Vazhdoj të jem nënkryetare Kuvendi

Sipas dekretit të presidentes, legjislatura aktuale duhet të shpërndahet, mirëpo Emilija Rexhepi ka thënë për Klanin se ajo vazhdon të jetë nënkryetare e Kuvendit...

Lajmet e Fundit