13.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Ekspedita e Suedisë arrin në Kosovë

Kombëtarja e Suedisë ka arritur në Kosovë në mesditën e sotme.

Në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” ekspeditën suedeze të udhëhequr nga presidenti i Federatës së Futbollit të Suedisë, Karl-Erik Nilsson, që njëherësh është edhe zëvendëspresident i UEFA-s, e ka pritur presidenti Agim Ademi.

Me këtë rast, ai i shprehu mirëseardhje homologut të tij dhe qëndrim të këndshëm në Kosovë, teksa e shoqëroi atë edhe në hotel “Sheraton”, aty ku është akomoduar Kombëtarja e Suedisë, teksa më pas së bashku do të vizitojnë edhe Kampin Nacional Edukativ në Hajvali.

Kombëtarja suedeze sot në orën 17:30 do të zhvillojë seancën stërvitore në “Fadil Vokrri”, derisa të dielën në orën 20:45 do të luajë kundër Dardanëve, në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”.

Më Shumë

Vetura godet një 82-vjeçar pranë spitalit në Prizren – kjo është gjendja e tij

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Prizren, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një këmbësor i moshës 82-vjeçare, saktësisht në...

QKMF-ja në Prizren pranon donacion me pajisje mjekësore

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhip Berisha” në Prizren ka pranuar me kënaqësi një donacion të vlefshëm nga KosovaMed Healthcare sh.p.k., që përfshin...

Lajmet e Fundit