19.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Ekspozita “A Balkan Tale”, hapet edhe në Mamushë

Mamusha5-16Organizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe”, nesër hapë ekspozitën “A Balkan Tale”.Ekspozita hapet në Qendrën e Kulturës në Mamushë dhe fillon në orën 13.00.

Pas shfaqjes së suksesshme në Prizren në maj 2012, rreth 1500 vizitorë në dy javët e ekspozitës, dhe shfaqjës poashtu të suksesshme në Prishtinë dhe në Mitrovicë në janar dhe qershor 2013,

“EC Ma Ndryshe” në bashkëpunim me zyren e kryetarit të Mamushës po e sjellë atë edhe në Mamushë. Me rastin e ekspozitës, Komuna e Mamushës do të ofroj edhe një koktej të vogël.

Ekspozita “A Balkan Tale” është pjesë e projektit rajonal me të njëjtin emër, që financohet nga Komisioni Evropian. Në ekspozitë, përmes 50 fotografive nga pesë shtete të Ballkanit, të realizuara nga pesë fotografë, paraqiten objektet e trashëgimisë osmane në rajon.

Fotografitë e ekspozuara janë një dokumentim i këtyre vlerave që kërkojnë vëmendje të shtuar ndaj parandalimit të degradimit të tyre dhe një thirrje për kujdes institucional dhe shoqëror. Ekspozita do të mbetet e hapur prej 12 deri 18 mars 2014.

“A Balkan Tale” synon të stimulojë debatin publik përreth historisë së Ballkanit, të promovojë ndjenjën e historisë së përbashkët të bazuar në fe e bashkëkzistencë etnike, si edhe të kontribuojë për aksesin publik edhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Është një projekt mediatik në thelb të të cilit qëndron një ekspozitë me 50 fotografi të monumenteve mylsimane, të krishtera e hebre në Ballkan, të realizuara nga pesë fotografë fitues çmimesh nga Athina, Beogradi, Prizreni, Shkupi e Tirana.

Fotografitë shoqërohen me tekste të shkruara nga një skuadër historianësh me emër të të gjithë rajonit, një dokumentar, me programe edukativë, me eskursione historike e konkurs fotografish me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave e të rriturve. /PrizrenPress.com/

 

 

Më Shumë

Lajmet e Fundit