7.4 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Ekspozitë dhe muzikë në Qendrën Lumëbardhi të Prizrenit

Brilant Pireva, Hana Zeqa, Lum Çeku, Taulant Bytyqi dhe Yll Xhaferi, janë artistët e ekspozitës kolektive “nji kthesë a dy”, e cila do të mbahet në Qendrën Lumëbardhi në bashkëpunim me kolektivin “Angry Youth”.

“nji kthesë a dy” është ekspozita që përfshin manipulime me hapësirën, instalacione dhe performancë muzikore të dala nga ndërveprimi i tyre me këtë vend.

Kjo është një gjë shumë e mirë, pasi që Lumëbardhi po kthehet në formë të një hapësire kulturore, e cila përmes programit vjetor që përfshin shfaqje të filmave, organizim të ekspozitave, koncerteve, punëtorive, ligjëratave dhe evenimenteve të ndryshme kulturore synon të ri-funksionalizoj Kino-Lumëbardhin.

Ekspozita do të hapet me datën 30 maj me fillim nga ora 20:00, duke vazhduar në orën 21:00 me muzikë të përzgjedhur nga “Angry Youth”, duke bërë kështu përgjatë një muaji të qëndroj e hapur në qytetin e Prizrenit pra deri me datën 1 korrik të këtij viti./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Trepça e mposht lehtësisht Yllin në Suharekë

Kampionia e Kosovës në fuqi, Trepça ka arritur fitoren e 16 radhazi në elitën e basketbollit kosovar duke e mposhtur Golden Eagle Yllin me...

Mjet i pashpërthyer në Samadrexhë të Suharekës, zona nën kontroll policor

Të hënën është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur...

Lajmet e Fundit