Ekspozitë me vizatime të Ballkanit të vitit 1917

Leopold Forstner-artDyzet nga një qind vizatime të artistit të Artit të Ri austriak Leopold Forstner (1878-1936), do të prezantohen për dy javë në katedralen e Prishtinës, duke nisur nga 19 janari.

Presidentja Atifete Jahjaga dhe ministri i Punëve të Jashtëm Austriak, Sebastian Kurz, në praninë e Ipeshkvit Dodë Gjergji do hapin këtë ekspozitë të kolegut të artistëve si Gustav Klimt dhe Koso Moser, i cili kishte udhëtuar në territoret e sotme të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

Në cilësinë e tij të oficerit të Perandorisë Austro-Hungareze ai vizatoi portretet e banorëve lokal, bëri foto të veshjeve kombëtare dhe mblodhi artizanate. Në mes të Luftës së Parë Botërore misioni i tij ishte të dokumentoj kulturat e popujve të Ballkanit.

Afërsisht 100 vizatime të mëdha, 50 fotografi dhe shumë punime artizanale nga udhëtimet e Forstner-it ruhen edhe sot.

Më Shumë

KKSB në Prizren miraton draft-planin e punës për vitin 2026

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, i kryesuar nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës në sallën e...

OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit