2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Hyseni: Liberalizimi i vizave, ndëshkim për kriminelët

Hyseni-Angelika VietsMinistri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim pune ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angelika Viets.

Në këtë takim u bisedua për zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës, në veçanti për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë. Temë e veçantë e këtij takimi ishte anëtarësimi i mundshëm i Republikë së Kosovës në INTERPOL.

Ministri Hyseni dhe ambasadorja Viets, diskutuan aspekte të veçanta të përgatitjes për anëtarësim zyrtarë në këtë organizatë. Ministri Hyseni, theksoi se MPB-ja dhe Policia e Kosovës janë duke punuar në këtë drejtim. Për këtë do të ketë bashkëpunim të ngushtë me Republikën Federale të Gjermanisë në mënyrë që edhe Kosova të anëtarësohet në këtë mekanizëm.

Gjithashtu u diskutua edhe për migrimin ilegal dhe numrin e madh të azilkërkueseve kosovarë në Gjermani. Ambasadorja Viets ritheksoi se të gjitha kërkesat për azil do të refuzohen dhe të gjithë ata qytetarë pastaj do të kthehen në Kosovë.

Ndërsa ministri Hyseni shprehi brengën dhe shqetësimin e madh të MPB-së dhe Qeverisë së Kosovës për numrin në rritje të qytetarëve të Kosovës, të cilët po migrojnë ilegalisht në vende të ndryshme të Evropës.

“Liberalizimi i vizave për Qytetarët e Kosovës do të ndalte migrimin ilegal. Për qytetarët e Kosovës lëvizja e lirë në zonën e Shëngenit, do të ishte njohje e një e drejte të natyrshme. Liberalizimi i vizave do të ishte edhe ndëshkim për kriminelët dhe tregtarët me njerëz, të cilët po përfitojnë në kurriz të qytetarëve të ndershëm të Kosovës”, tha ndër të tjera ministri Hyseni. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka shqiptuar një mijë e 516 gjoba trafiku në 24 orët e fundit. Ndërkaq, janë regjistruar edhe numri i përgjithshëm i aksidenteve...

Latifi: Kosovës i duhet ndihma profesionale, jo `dyqanet e kirurgjisë`

Kirurgë shqiptarë në mërgatë do ta ndihmojnë Kosovën dhe shëndetësinë e saj, përmes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. Kryetari i këtij kolegji Dr. Rifat...

Lajmet e Fundit