14.9 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Ekzekutohet në Rahovec, Elvis Pista

ElvisPista14

(E plotësuar)Policia rajonale e Prizrenit ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur atentati në Pistën, që kishte fituar votat për t’u bërë deputet në Kuvendin e Kosovës.

KTV-së i është thënë në vendin e ngjarjes se të shtënat nuk janë dëgjuar, dhe se Pista është qëlluar 4 herë me armë me silenciator. Vrasësit e kanë pritur Pistën në afërsi të një trafoje elektrike afër restoranit ku ai ishte.

—-

Është vrarë me armë zjarri Elvis Pista, anëtari i PDK-së dhe njëherit kandidat për deputet i kësaj partie.

Klan Kosova merr vesh nga burimet e veta brenda Policisë së Kosovës se rasti ka ndodhur rreth orës 01:00 afër një pompe të benzinës në Rahovec.

Aktualisht atentatorët mbetën të panjohur për organet e rendit, të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

Pista ka qenë djali i vetëm i familjes, ka qenë i martuar dhe nuk ka lënë fëmijë.

Ai ka synuar ulëse të deputetit me PDK-në, teksa është inkuadruar frik në politikë. Kishte deklaruar se ai do të tërhiqej nga politika në rast se PDK-ja nuk i fiton zgjedhjet në nacionale dhe nëse Hashim Thaçi nuk bëhet sërish kryeministër, ndërsa qytetin e tij të lindjes, Rahovecin, e quante jo bastion por “shtëpi të PDK-së”.

Më Shumë

Diskutohet zhvillimi i Arsimit Dual Profesional në Suharekë

Në Suharekë është mbajtur një takim në kuadër të projektit të Qeverisë Gjermane “Aftësim për Tregun e Punës”, i cili implementohet nga GIZ, ku...

Temperatura pranverore edhe gjatë javës së ardhshme në Kosovë

Java e ardhshme parashihet të vazhdojë me mot të mirë, intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu gjatë së hënës...

Lajmet e Fundit