18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Koalicioni LDK-AAK-Nisma juridikisht i realizueshëm

ramushi, limaj  mustafa Zgjedhjet e 8 qershorit kanë prodhuar dy koalicione në Kosovë, e që secila prej tyre pretendon se i takon mandatari për formimin e Qeverisë.

Është koalicioni parazgjedhor që ka bërë PDK-ja me disa parti të vogla, e që ka fituar rreth 31 për qind të votave, dhe ai paszgjedhor që ka diku 10 për qind më shumë, e që e kanë formuar partitë e deritashme opozitare LDK e AAK, si dhe Nisma, një subjekt i ri politik.

Kushtetuta e Kosovës mbetet e heshtur përkitazi me kandidatin për kryeministër që duhet ta caktojë presidenti i shtetit, në rastin kur asnjë parti apo koalicion nuk merr më shumë se 50 për qind të votave në zgjedhje.

Janë mbi tavolinë tri interpretime për mënyrën se si duhet të veprojë presidentja Atifete Jahjaga. Sipas të parit, presidentja duhet ta nominojë kandidatin për kryeministër vetëm nga partia ose koalicioni që ka fituar më së shumti vende në Kuvend. Sipas të dytit, që në start presidentja duhet të nominojë kandidatin e një apo më shumë subjekteve politike që, nëpërmjet nënshkrimeve të deputetëve, ia dëshmojnë asaj sigurimin e shumicës së nevojshme parlamentare.

Interpretimi i tretë thotë se presidentja fillimisht duhet t’ia japë mundësinë subjektit që ka fituar më së shumti vota, por, në rast se dështon ta kalojë Qeverinë në Kuvend, atëherë t’i ofrohet subjektit të dytë../Koha Ditore/

Më Shumë

Në cilin qytet zviceran do të mbahet Eurovision2025?

Eurovizioni i vitit të ardhshëm do të zhvillohet në qytetin e Bazelit ose Gjenevës, njoftoi Korporata Zvicerane e Transmetimeve. ”Qytetet Zyrih dhe Bernë nuk janë...

Neymar vijon fazën e riaftësimit, në stërvitje me shoqëri të veçantë

Sulmuesi brazilian, Neymar, vazhdon procesin e rikuperimit pas operacionit në gjurin e majtë dhe seanca më e fundit stërvitore ishte e veçantë, pasi ishte...

Lajmet e Fundit