3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Ekziston rreziku që Kupa e Botës mos të zhvillohet fare

FIFA ka vënë në rrezik zhvillimin e Kupës së Botës, duke refuzuar që ta përjashtojë Rusinë nga ky kompeticion madhor, shkruajnë mediat angleze.

Në një artikull të publikuar nga e përditshmja britanike, “The Sun”, tregohet se si Kupa e Botës është në rrezik që të mos zhvillohet, në rast se FIFA nuk merr masa më të ashpra ndaj Rusisë, pra përjashtimi nga gara.

Në një ditë kur Federata Angleze e Futbollit, FA, përjashtoi çdo mundësi që Anglia të përballej me Rusinë në çdo nivel gare, FIFA nuk e bëri të njëjtën gjë, duke refuzuar t’i largojnë rusët nga Katari.

“Nga solidariteti me Ukrainën dhe për të dënuar me gjithë zemër mizoritë e kryera nga Rusia, FA mund të konfirmojë se ne nuk do të luajmë kundër Rusisë në asnjë ndeshje ndërkombëtare në një të ardhme të paparashikuar”, thuhet në vendimin e FA.

Në vend të përjashtimit nga gara, FIFA do t’i lejojë Rusisë të zhvillojnë ndeshjet e play-off-it në terren neutral, me emrin “Unioni i Futbollit të Rusisë” – por pa himn kombëtar, flamur apo tifozë.

Shefi i FIFA-s, Gianni Infantino është nën presion për të larguar Rusinë nga Kupa e Botës për pushtimin e Ukrainës nga presidenti Vladimir Putin.

Por FIFA është ndalur në këtë hap, duke thënë se “sanksionet shtesë” mund të përfshijnë “përjashtim të mundshëm nga garat”.

Më herët, Republika Çeke iu bashkua Polonisë dhe Suedisë duke përjashtuar mundësinë e luajtjes në ndeshjet e play-off-it të Kupës së Botës kundër Rusisë në mars.

Polonia do të përballet me Rusinë në një gjysmëfinale të kësaj gare në Moskë më 24 mars.

Fituesi i asaj loje do të luante finalen e play-off-it në Varshavë ose në kryeqytetin rus kundër Republikës Çeke ose Suedisë.

Nëse Republika Çeke, Polonia dhe Suedia tërhiqen nga play-off-et, Rusisë mund t’i jepet një lamtumirë në finalet e Kupës së Botës në nëntor.

Kombet e tjera ka të ngjarë t’i bashkohen Anglisë në bojkotimin e lojërave me Rusinë – duke e vendosur turneun në rrezik masiv, për ta bojkotuar të gjithë së bashku.

FIFA tha: “Asnjë kompeticion ndërkombëtar nuk do të luhet në territorin e Rusisë, me ndeshjet ‘shtëpi’ që luhen në territor neutral dhe pa shikues.

“Shoqata anëtare që përfaqëson Rusinë do të marrë pjesë në çdo garë nën emrin ‘Unioni i Futbollit të Rusisë (RFU)’ dhe jo ‘Rusia’”.

“Asnjë flamur apo himn i Rusisë nuk do të përdoret në ndeshjet ku marrin pjesë ekipe nga Unioni i Futbollit të Rusisë”.

Presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Cezary Kulesza u përgjigj: “Vendimi i sotëm i FIFA-s është krejtësisht i papranueshëm. Ne nuk jemi të interesuar të marrim pjesë në këto ndeshje”.

“Qëndrimi ynë mbetet i paprekur: Kombëtarja e Polonisë nuk do të luajë me Rusinë, pavarësisht se si do të quhet skuadra”.

Portieri i Polonisë, Wojciech Szczesny, tha se “ndërgjegjja” e tij nuk do ta linte të luante kundër Rusisë, pasi ai iu lut FIFA-s dhe UEFA-s që të vepronin.

Numri 1 i Juventus-it, gruaja e të cilit ka lindur në Ukrainë, tha: “Refuzoj të qëndroj në fushë dhe të dëgjoj himnin kombëtar të Rusisë”.

“Unë refuzoj të marr pjesë në një ngjarje sportive që legjitimon veprimet e qeverisë ruse”, shtoi Szczesny.

Gjithashtu edhe kapiteni i Polonisë, Robert Lewandowski refuzoi në një farë mënyre të luajë kundër Rusisë, duke thënë: “Ne nuk mund të pretendojmë se asgjë nuk po ndodh.”

Pra, mbetet për tu parë reagimi i ardhshëm i FIFA-s, se a do të përjashtohet Rusia, apo vërtetë do të rrezikohet zhvillimi i Kupës së Botës, që është planifikuar të mbahet në Katar gjatë muajit dhjetor.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo

Krenaria e Kosovës, Distria Krasniqi, arriti të sjellë edhe një medalje të artë për Kosovën, kësaj radhe duke triumfuar në Kampionatin Evropian për Senior...

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat minimale 0 gradë Celsius – maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit. Më pas pritet shtim i vranësirave, të cilat...

Lajmet e Fundit