17 C
Prizren
E enjte, 23 Tetor, 2025

Emil Zola, tragjedia që mbeti enigmë

 Shkrimtari më i famshëm francez i kohës së tij, vdiq në moshën 62-vjeçare, më 29 shtator 1902, në rrethana tejet të çuditshme.

Emil Zola dhe e shoqja, Aleksandrina, u kthyen në shtëpinë e tyre në “Rue de Bruxelles” në Paris më 28 shtator, si me magji. Ishte kohë e ftohtë dhe e lagësht, si për çudi në dhomën e tyre të gjumit ndezën zjarr qymyri pa tym për natën. Fjetën me dritare mbyllur, kurse Zola e mbylli derën, siç bënte gjithmonë. Vitet e fundit kishte marrë shumë kërcënime për jetën. Pa e kuptuar se çfarë po ndodhte, dalëngadalë që të dy u asfiksuan nga tymi i monoksidit të karbonit. Rreth orës tre të mëngjesit u zgjuan dhe ndiheshin keq, por Zola e ndaloi Aleksandrinë të ngrinte shërbëtorët për atë që ai mendonte se ishte thjesht një krizë mostretjeje. Qe një vendim fatal, pasi, më vonë, kur ai u ngrit nga shtrati, ndoshta për të hapur dritaren, dhe ra në dysheme, ajo nuk lëvizte dot nga vendi. Në orën 9:00 të mëngjesit, të shqetësuar se diçka nuk shkonte, shkallmuan derën e dhomës së gjumit. Zola ishte në dysheme, i vdekur ose gati i vdekur. Aleksandrina dergjej në shtratin e saj, pa ndjenja./Konica.al/Erdhën mjekët dhe i dhanë Zolasë, ndihmën e parë, frymëmarrje artificiale për 20 minuta ose më shumë, por më kot. Aleksandrina u dërgua në klinikë. Gjatë pasdites, ajo i kishte çuar fjalë të dashurës së të shoqit, Zhanë Rozero dhe dy fëmijëve të saj me të, Denisa dhe Zhaku. Denisa sapo kishte mbushur të 13-at dhe Zhakun të 11-at. Zhana e tmerruar doli menjëherë në përfundimin se Zola ishte vrarë.

Zhanë Rozero ishte 27 vjet më e re se Zola dhe kishte qenë dashnorja e tij prej vitit 1888, një situatë që Aleksandrinë e kishte pranuar me gjysmë zemre, pasi ajo dhe Zola, nuk kishin fëmijë.

Metresa nuk do të ishte personi i vetëm që dyshonte për diçka të dyshimtë, në lidhje me vdekjen e shkrimtarit. Ai kishte bërë armiq fanatikë në të djathtën nacionaliste, nisur nga sulmi ndaj autoriteteve mbi çështjen “Dreyfus”. Ndërkohë, trupi i tij dergjej në një arkivol të hapur zbukuruar me lule në shtëpinë e Parisit. Mes atyre që erdhën t’i bëjnë nderimet ishte edhe Alfred Dreyfusi, po ashtu Zhana dhe dy fëmijët shkelnin për herë të parë në shtëpi. Aleksandrina u kthye nga klinika dhe, më 5 tetor, një të diel, një turmë prej rreth 50 000 shoqëroi kortezhin në Varrezat Montmartre, ku morën pjesë ministra të qeverisë, zyrtarë dhe delegacione të minatorëve dhe masonëve. /Konica.al/Ushtarët nderuan me armë ndërsa kalonte makina e funeralit. Ishte i pranishëm edhe Dreyfus dhe Anatole France, i cili mbajti një fjalim plot lavde për Zolanë. “Zola, është i denjë për vendin e tij, sepse nuk e humbi besimin në aftësinë për të sunduar me ligj”  – duke përfunduar: “Ai ishte një moment në historinë e ndërgjegjes njerëzore”.

U përhapën thashetheme, se Zola ishte vrarë.

U urdhërua një hetim, specialistët kryen teste në shtëpinë e Parisit, u ndez zjarri, por pati fare pak shenja të monoksid karbonit, madje derrat që u mbyllën në dhomë nuk pësuan asnjë dëmtim. U çmontua oxhaku, por asgjë me rëndësi nuk u gjet, megjithëse sasia e blozës së oxhakut nuk ishte fshirë siç duhet. Mjeku ligjor, me sa duket i shqetësuar për të zbutur situatën, nuk pranoi të bënte publike raportet e ekspertëve dhe njoftoi se vdekja e Zolasë kishte ardhur për shkaqe natyrore.

Vite më vonë, në 1953, një letër drejtuar një gazete franceze, pohonte se Zola ishte vrarë nga një anti-Dreyfusard, kontraktues montimi oxhakësh, ndërsa po riparohej çatia e shtëpisë ngjitur. Ai dhe njerëzit e tij e kishin bllokuar me qëllim oxhakun e shtëpisë së Zolasë pa u vënë re, në hyrjen dhe daljen e përgjithshme, po ashtu e kishin zhbllokuar atë në heshtje herët të nesërmen, përsëri pa u vënë re. Me sa duket, atë që kishte bërë e rrëfeu në shtratin e vdekjes në vitin 1927. Disa nga biografët e Zolasë e kanë pranuar rrëfimin, por Frederick Brown, në biografinë e tij magjistrale, del në përfundimin se historia mund të ketë qenë e vërtetë, por e ka të pamundur të jetë i sigurt.

Në vitin 1908, trupi i Zolasë u zhvendos në Panteon, mauzoleun e nderuar të të mëdhenjve të Francës.

Pati përplasje dhe goditje, ndërsa nacionalistët e zemëruar u përpoqën të ndalonin makinën, por u ndaluan nga policia dhe ushtarët, kurse arkivoli u vendos në një katafalk të lartë. Në ceremoninë e rivarrimit mori pjesë edhe Presidenti. Aleksandrina, Zhana dhe dy fëmijët ishin të pranishëm. Po ashtu ishte i pashmangshëm edhe Dreyfus, i cili, u qëlluan me dy të shtëna pistolete nga një burrë pranë katafalkut, një gazetar i quajtur Louis Gregori. Dreyfus mori një plagë të lehtë në krah. Pasi mbaroi gjithë trazira, Aleksandrina, Zhana dhe fëmijët zbritën në dhomën e nëndheshme, ku Emil Zola u varros pranë një tjetër titani, Viktor Hygosë./Konica.al

Më Shumë

FSK po realizon ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”

Forca e Sigurisë së Kosovës përmes Regjimentit të Tretë të Komandës së Forcave Tokësore është duke zhvilluar ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”. Sipas njoftimit, ky...

Prizrenasit me fitore të vështirë ndaj “Vreshtarëve”

Bashkimi arriti fitoren e dytë këtë edicion të ProCredit Superligës. Edhe pse nuk e patën aspak lehtë, prizrenasit fituan ndaj Rahoveci 029 me rezultat...

Lajmet e Fundit