7.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Engel: Serbia s’ka të drejtë të shesë moral në Ballkan

Kongresisti amerikan, Eliot Engel, ka thënë se ka zgjedhur Kosovën, vendin e demokracisë më të re, për të festuar 239-vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve.

Engel qëndroi edhe në qytetin e Pejës, pikërisht në sheshin që mban emrin e tij. Për RTV Dukagjini ai ka folur për përshtypjet e vizitës së tij, ndërsa është ndalur edhe te çështja e themelimit të Gjykatës Speciale. Ai ka përsëritur se gjykatën duhet ta themeloj Kosova.

“Populli i Kosovës e ka më mirë nëse e bën Gjykatën Speciale, ta largojnë prej rendit të ditës dhe të lëvizin përpara. Nëse bëhet një Gjykatë Speciale nga Kombet e Bashkuara, atëherë kjo do të ishte keq për Kosovën”, ka thënë ai.

Sipas tij deputetët kanë të drejtën demokratike për votën e tyre, mirëpo i këshillon që Specialja të themelohet nga vetë ata.

“Sa herë që keni punë me Kombet e Bashkuara gjithmonë është një situatë e zorshme, e paqartë, sepse nuk është një institucion tepër demokratik. Shumë shtetet jodemokratike janë pjesë e Kombeve të Bashkuara, që krijojnë probleme, sepse në thelb është një institucion që mundohet të jetë demokratik po shumica e vendeve aty janë demokratike. Këtu qëndron problemi”, thekson Engel.

Sa i përket debateve për Shqipërinë e madhe dhe deklaratave që vijnë nga Beogradi, ai tha se Serbia nuk ka drejt të flasë për çështjet në Ballkan.

“Sinqerisht, nuk mendoj se Serbia ka të drejtë që të japë ligjërata se çka do të duhej të ndodhte në Ballkan, sepse ka një të dhënë të tmerrshme për mënyrën se si është sjell në Kosovë. Por, shpresoj se përderisa po shkojnë drejt të ardhmes, do të ketë udhëheqje më të mirë në Serbi dhe se do të lëvizin drejt së ardhmes”, u shpreh Engel.

Kongresisti amerikan tha se po largohet nga Kosova, por që mbështetjen për këtë shtet nuk do ta ndal asnjëherë. /RTV Dukagjini/

Më Shumë

Fytyrat e para të Radio Televizionit të Prishtinës

Radio Prishtina filloi punë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore më 1945 në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë. Pas luftës në Kosovë materiali...

Liria përballet nesër me Trepçën ’89 në Prizren

Pas pauzës, Liria rikthehet në garë me një përballje të rëndësishme në shtëpi. Skuadra prizrenase do të zbresë nesër në fushë për ndeshjen e parë...

Lajmet e Fundit