2.8 C
Prizren
E martë, 20 Janar, 2026

Enver Hoti kryesues i Malishevës

Enver hotiKuvendi Komunal në Malishevë me shumicë votash ka zgjedhur kryesuesin e saj, Enver Hoti, nga Iniciativa Qytetare e Malishevës.

Zgjedhja ka ndodhur sot pas disa orëve të Kuvendit Komunal.

Pas procesit të votimit, kryesuesi i sapozgjedhur, Enver Hoti, duke marrë fjalën, i falënderoi të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës.

“Unë do të jem zëri i qytetarëve të Malishevës dhe i ftoj të gjithë anëtarët e KK-së, që ta kontrollojnë punën e Kryetarit të Komunës dhe qeverisë komunale”, tha Hoti.

Kryesuesi Hoti, me këtë rast premtoi transparencë të plotë në udhëheqjen e Kuvendit të Komunës.

Në anën tjetër kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, pasi e uroi kryesuesin Hoti, për kryesimin e KK-së në katër vitet e ardhshme, tha se ‘do të bashkëpunoj me të gjithë anëtarët e KK-së, në të mirë të qytetarit dhe për ta quar përpara Malishevën’.

“Të gjithë së bashku mund ta zhvillojmë Malishevën”

Edhe përfaqësuesit e subjekteve politike në Kuvendin e Komunës së Malishevës, e kanë uruar kryesuesin Hoti, për kryesimin e legjislativit të Malishevës, në katër vitet e ardhshme.

Në fillim të seancës, e dhanë betim edhe tre anëtar të KK-së, të cilët kanë zëvendësuar tre anëtar të tjerë, të cilët janë tërhequr nga KK, për shkak të pozitave të tyre udhëheqëse ose në administratën komunale. Anëtar e rinj të KK-së janë, Islam Vrenezi, Rifat Mazreku dhe Driton Halilaj./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Sekuestrohen tre armë në Prizren, arrestohet një i dyshuar për kanosje

Policia e Kosovës ka sekuestruar tre armë zjarri dhe ka arrestuar një person të dyshuar në fshatin Randobrava të Prizrenit, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Bashkimi fiton me përmbysje ndaj Rahovecit

Bashkimi shënoi fitore të rëndësishme ndaj Rahoveci 029 me shifrat 90:70 (19:19, 18:22, 24:16, 29:13), në javën e 16-të të ProCredit Superligës, raporton PrizrenPress. Përballja...

Lajmet e Fundit