17.2 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Enver Hoxhaj, ministër i Jashtëm pas një viti e gjysmë

Thaci enver hoxhajMinistri i Jashtëm në largim, Enver Hoxhaj, do të mund të kthehet sërish në postin e të parit të diplomacisë së Kosovës.

Postin e ministrit të Jashtëm, të cilin e ka mbajtur Enver Hoxhaj, deri në vitin 2016, do ta ketë kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, i cili njëherësh do të jetë edhe zv.kryeministër i parë i qeverisë së re.

Hoxhaj do të jetë pjesë e kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa, por të paktën deri në mesin e vitit 2016, në një post më pak të rëndësishëm se sa ky që ka mbajtur në katër vitet e fundit.

Ai do të udhëheq një ministri të re, atë Shtetit dhe dialogun teknik me Serbinë.

Por burime të lajmi.net, bëjnë të ditur se Hoxhaj, sërish do të kthehet në Ministrinë e Jashtme.

Këtë post Hoxhaj do ta marrë pasi lideri i PDK-së Hashim Thaçi, të marrë postin e Presidentit të vendit, në bazë të marrëveshjes së koalicionit të nënshkruar sot në mes të PDK-së dhe LDK-së. (lajmi.net)

Më Shumë

Shishko përgëzon Junior 06 pas sukseseve në U14 dhe U16

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Prizren, Ajlin Shishko, ka përgëzuar klubin e basketbollit Junior 06 për rezultatet e arritura...

Angazhohen asistentë të rinj për nxënësit me nevoja të veçanta në Suharekë

Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka angazhuar asistentë të rinj në institucionet edukativo-arsimore të komunës, të cilët do të ofrojnë mbështetje për nxënësit me...

Lajmet e Fundit