9 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Enver Sulaj: Një shtatore të Gjergjit të Madh në Prizren!

Krijuesi Enver Sulaj, propozon që vitin e ardhshëm në Prizren, të ngritët shtatorja e Gjergj Kastriotit- Skënderbeu.

“Në Gjilan qenka rikthyer atdhetari i madh, Idriz Seferi! Një mësim për Prizrenin, që vitin e ardhshëm, në Vitin e Skënderbeut, ta sjellë në bronz në qytetin e besëlidhjes, aty ku do të duhej të ishte qëmoti, Gjergjin e Madh!”, shkruan Sulaj në rrjetin social “Facebook”.

Ai, paralajmëron formimin e një iniciative për realizimin e kësaj ide.

“Kjo iniciativë qytetare shpresoj që do të materializohet dhe vitin e ardhshëm, 500-vjetori i ikjes në amshim të Skënderbeut dhe përvjetori i 106-të i Pavarësisë së Shqipërisë do të ketë epiqendër të fesimeve Prizrenin. Gëzuar!”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i Shqipërisë, Ilir Meta si dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ndërkaq sot, kanë zbuluar shtatoren e heroit kombëtar Idriz Seferi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Selmanaj përcjell urimet për Fitër Bajram nga KBI e Prizrenit

Kryetari i degës së Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit me rastin e festës...

Gërvalla për Avdylin: Është impulsiv, do diskutojë me të

Donika Gërvalla në cilësinë e bashkëkryetares së partisë Guxo ka folur edhe për dorëheqjen e deklaruar nga deputeti, Haxhi Avdyli nga të gjitha pozitat...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit