Epopeja e UÇK-së, reagon OVL e UÇK-së

Epopeja e UCK-Bekim JashariOrganizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, është indinjuar dhe ofenduar, për mos intonimin e hymnit kombëtar, në manifestimin që e hapi Epopenë e UÇK-së, në kazermën “Adem Jashari”.

“Konsiderojmë që kjo shmangie nga skenari, edhe nëse nuk ka qenë e qëllimshme, është skandaloze dhe ofenduese. Dëshmorët kanë luftuar dhe rënë me flamurin dhe hymnin kombëtar dhe çdo tentim për tjetërsimin e historisë, nuk i shërben ardhmërisë së kombit tonë.

Gjithashtu, gjatë kontributin tonë në Këshillin Organizues të Epopesë, ne kemi propozuar që në Akademinë solemne të 6 marsit, të paraqitet një prej akademikëve autoritativ dhe me aktivitet të qartë kombëtar siç janë Rexhep Qosja ose Agim Vinca.

Personi që është propozuar të paraqitet, Jusuf Buxhovi, për ne është i papranueshëm, për shkak të kaluarës së tij jo të lavdishme. Kërkojmë që edhe ky gabim të përmirësohet.

Për hirë të mbarëvajtjes së aktiviteteve të mëtutjeshme të Epopesë, kërkojmë nga të gjithë përgjegjësit, që të jenë të kujdesshëm e të mos përsërisin gabime të tilla. Përndryshe, do të detyrohemi të tërhiqemi nga pjesëmarrja në aktivitetet e Epopesë”, thekson OVL e UÇK-së.

Më Shumë

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit