8.3 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Eqrem Kryeziu për ekspertët e demarkacionit: Kosova u dha punë tre gastarbajterëve

Ish-Nënkryetari i Parë i LDK-së, Eqrem Kryeziu e ka cilësuar si mashtrim simpatik të Presidentes angazhimin e tre ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët konstatuan se shënimi i vijës kufitare me Malin e Zi ishte bërë në mënyrë të rregullt.

“E vetmja gjë simpatike në këtë rast do të ishte mburrja eventuale, por e ligjshme domosdo, e zonjës Jahjaga dhe, për pasojë, e secilit prej nesh se edhe Kosova u dha punë tre gastarbeiter-ëve”, ka shkruar Kryeziu.

Sipas Kryeziut, tre ekspertët s’kishin kurrfarë kredencialesh as në shtetet e tyre dhe kjo i ka shmangur nga çfarëdo përgjegjësie e llogaridhënie.

“Sipas opinionit tonë, Komisioni Ndërkombëtar për Demarkacionin ishte një mashtrim simpatik: duke mos pasur kredenciale të shteteve të tyre dhe as të ndonjë institucioni të besueshëm ndërkombëtar, në këtë mënyrë ata i shmangen çdo përgjegjësie e llogaridhënie”, ka shtuar ai.

Emërtimi gastarbajter i referohet punëtorëve sezonalë dhe atyre që shkojnë prej një vendi në vendin tjetër për punë.

Presidenca e Kosovës nuk ka sqaruar ende se sa para u janë dhënë tre ekspertëvendërkombëtarë, por sipas burimeve të Express, Shteti i kanë kushtuar më shumë se 50 mijë euro pagesa për punën dy javore të amerikanit Fletcher M. Burton, gjermanit Herbert Wilmes dhe britaniku Fred Newton.

Më Shumë

Distria e artë në Paris

Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Paris Grand Slam 2026. Distria ishte e lirë në xhiron e parë, në xhiron e dytë...

Sot, protestohet kundër rritjes së çmimit të energjisë

Dy organizata të shoqërisë civile, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe organizata “Përpjekja”, kanë paralajmëruar për sot protestë kundër rritjes së mundshme të...

Lajmet e Fundit