10.9 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Eqrem Kryeziu përkrah taksën për produktet e Serbisë

Ish-nënkryetari i parë i LDK-së, Eqrem Kryeziu, përkrah vendimin e Qeverisë së Kosovës, për taksën e vënë ndaj produkteve të Serbisë.

“Besoj se taksa e vënë nga Qeveria e Kosovës për produktet e Serbisë është vendim i drejtë”, shkruan Kryeziu, transmeton “PrizrenPress”

Sipas tij, përfaqësuesit e shtetit serb nuk pushojnë as ditë e as natë duke vepruar kundër Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

“Kjo fushatë kërkon mjete të konsiderueshme materiale për të korruptuar ata që korruptohen, kërkon fond të madh”.

“Taksa e Qeverisë e rrezikon atë fond të zi, me aq sa mundet”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj priti zyrtarët e AKP-së, diskutojnë për menaxhimin e pronave dhe rritjen e efikasitetit në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur sot në takim pune zyrtarët e Agjencia Kosovare e Privatizimit, me të cilët ka diskutuar për koordinimin...

Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, policia shqiptoi 807 dënime

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku, ku përveç dëmeve materiale, një numër i konsiderueshëm i rasteve kanë përfunduar...

Lajmet e Fundit